E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Rritja ekonomike 3.9% për 2010

SHBA- FMN ka rritur parashikimet për rritjen e ekonomisë globale për 2010. Sipas FMN rritja ekonomike në gjithë botën mund të jetë 3.9 % këtë vit, pra më tepër nga sa ishte parashikuar në tetor që flitej për një rritje 3.1 % në 2010. Të dhënat e reja janë publikuar në raportin e fundit te FMN për perspektivën ekonomike botërore. Ndërkohë në këtë raport thuhet se vendi që do ketë rritjen më të madhe globale është Kina, e ndjekur nga vendet në zhvillim. Sipas raportit SHBA, ekonomia më e madhe botërore, do të ketë një rritje 2.7% këtë vit, ndërsa më parë ishte parashikuar një rritje, 1.5%. Për Kinën FMN parashikon një rritje 10% këtë vit duke e bërë këtë ekonomi të dytën në gjithë botën. Sipas kreut të FMN, Dominik Shtraus Kahn, rimëkëmbja globale do të jetë më e fortë nga sa ishte parashikuar, cka tregon se recesioni është lënë pas. Megjithatë ai përsëri paralajmëroi se qeveritë duhet të vazhdojnë me këto hapa, duke nxitur paketa stimuluese, pasi përndryshe mund të kemi një recesion të dytë botëror. FMN inkurajon qeveritë të vazhdojnë të hedhin shuma të mëdha parash për zhvillimin ekonomik të vendeve të tyre.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›