E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Strukturat paralele, struktura kriminale

PRISHTINE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Christopher Dell, ka thënë se SHBA mbështet planin e Zyrës Ndërkombëtare Civile dhe të Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e autoritetit edhe në veri të vendit. “Ne mbështesim plotësisht planin e ICO-së dhe Qeverisë për të punuar me një intensitet të shtuar për kthimin e veriut të Kosovës në sistemin e këtij shteti - me fokus të veçantë te sundimi i ligjit. Ne e dimë se qytetarët që jetojnë në veri të Ibrit janë të frustruar dhe të dekurajuar për shkak se kanë jetuar nën ndikimin e strukturave kriminale për 10 vitet e fundit". Strukturat e krimit të organizuar në veriun e vendit, siç tha Dell, janë plotësisht të ndërlidhura me strukturat paralele. “Strukturat kriminale dhe të ashtuquajturat struktura paralele kanë një gjë të përbashkët, e kjo është jolegaliteti”, u shpreh Dell pas takimit me ministren e drejtësisë, Nekibe Kelmendi. (e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›