Vlorë, një në pranga për falsifikime pronash
VLORE- Bie në prangat e policisë së Vlorës për falsifikim të pronësisë një tregtar ndërtues po nga ky qytet. Qemal Lamce është arrestuar mbrëmjen e sotme, pasi akuzohet se ka tjetërsuar pronësinë e tokës së një personi tjetër me qëllim shfrytëzimin e truallit për ndërtimin e një pallati. Arrestimi i tij është kryer gjatë operacionit të koduar “Pronësia e Rreme”. Në bazë të hetimeve rezultoi që trualli i përkiste familjes Begotare, dy prej anëtarëve të së cilës humbën jetën në tragjedinë e Otrantos. Burime nga policia bëjnë të ditur se trualli i tjetërsuar nga Qemal Lamce ishte në pronësi të Sali Begotares, i cili kishte vdekur pak vite pas Tragjedisë së Otrantos, ku humbi gruan dhe djalin e tij. Ndërtuesi 48-vjecar tashmë do të përballet me akuzën e falsifikimit të dokumentave të pronësinë dhe tjetërsimit të truallit.(m.a/News24/BalkanWeb)