E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN: “Shqipëria, njëra prej 26 vendeve të prekura nga kriza ekonomike”



Uashington - Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se Shqipëria është mes 26 vendeve të varfra, të cilat kanë nisur të preken nga kriza ekonomike globale. Sipas FMN-së, vendet e varfra janë të goditura tashmë nga kriza financiare dhe u bën thirrje të gjitha shteteve donatore të japin para për këto vende. FMN-ja thotë se vendet e varfra kanë nevojë për një financim prej 25 miliardë dollarësh për këtë vit dhe shton se tashmë ka filluar të ndihet vala e tretë e recensionit ekonomik. Kjo gjë, sipas FMN-së, “do të thotë se recesioni i parë preku vendet e përparuara, më pas ekonomitë në zhvillim”. FMN-ja argumenton se ndryshe nga krizat e tjera ekonomike, kjo ka pasur më shumë efekt në vendet e varfra. Konkretisht, në këto shtete efekti është ndier në rënien e tregtisë dhe investimeve të huaja. “Aktualisht, 20 shtete të huaja, gjysma në Afrikë, janë prekur nga kriza financiare dhe në rast se kriza globale vazhdon atëherë ky numër do të dyfishohet dhe kjo do të rrisë dhe fondet që këto vende duan deri në 120 miliardë dollarë”, - ka bërë të ditur kreu i FMN-së, Dominik Shtraus Kan. Ndërkohë në SHBA, aty ku filloi kriza, parashikimet vazhdojnë të jenë të zymta. Kreu i Rezervës Federale Chrn Bernanke deklaroi para një komisioni në kongres se nëse nuk veprohet tani në mënyrë agresive, kriza do të thellohet në SHBA dhe mijëra veta do të humbasin punën, gjithashtu do të ulet prodhimi dhe të ardhurat për një periudhë të gjatë. Parashikimet thonë se kriza e nisur në fund të vitit 2007 në SHBA dhe efektet e saj do të vazhdojnë deri në fund të vitit 2010 në të gjithë botën.

5 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›