Libor dhe euribor në minimumin historik, tregu bankar shqiptar asnjë ndryshim
Euribori me afat 3-mujor ka rënë me 1.825% në fund të shkurtit. Libori 3-mujor ka rënë në 1.25% nga 3% që ka qenë në 2008-n
Ervin KOÇI
Normat referuese ndërkombëtare të interesit për euron dhe dollarin shënuan rënie drastike gjatë dy muajve të fundit, sipas të dhënave të medias ndërkombëtare, por duket se shqiptarët nuk po përfitojnë shumë nga kjo gjë. Euribor dhe libor, të cilat janë normat e interesit ndërbankar për kredidhënie në sasi të mëdha përkatësisht në euro dhe dollarë, janë pothuajse përgjysmuar gjatë dy muajve të parë të këtij viti, por interesat e ofruara në tregun shqiptar kanë njohur një rënie shumë më të ngadaltë. Euribori me afat tremujor, i cili u intereson shqiptarëve që kanë marrë kredi në euro apo planifikojnë të marrin një të tillë, ka rënë në 1.825 për qind në fund të shkurtit nga 2.895 për qind që ishte në fillim të janarit dhe 4.7 për qind që ishte gjatë vitit 2008. Libori tremujor, i cili është referues për koston e kredive në dollarë, ka rënë në 1.25 për qind, nga 3 për qind që ka qenë një vit më parë. Në Shqipëri, një numër i madh kredimarrësish mes bizneseve dhe individëve po ankohen për rritje të kësteve të kredive, ndërkohë që bankat kanë filluar të aplikojnë norma më të larta interesi për të mbuluar rrezikun në rritje. Megjithatë, përveç tregut bankar shqiptar, edhe ai europian si dhe ai amerikan mbeten ende në krizë. Të dhënat e muajit janar për ekonominë botërore tregojnë tkurrje të mëtejshme të aktivitetit ekonomik të shkaktuar nga përçimi i krizës financiare në ekonominë reale. Sipas një raporti mbi "Ekonominë botërore", rënia ekonomike është ndikuar ndjeshëm nga kërkesa e ulët në tregjet botërore. Ndërkohë, presionet inflacioniste botërore janë zbutur si pasojë e rënies së çmimeve të mallrave kryesore, por edhe të rënies së kërkesës botërore. Prirja rritëse e papunësisë, si edhe rënia e indekseve të besimit, kanë shtuar rreziqet e një rënieje të mëtejshme të aktivitetit ekonomik botëror, sipas raportit.
Ekonomia europiane
“Ngadalësimi ekonomik në Eurozonë, pasojë e ndikimit të drejtpërdrejtë të shqetësimeve financiare dhe pasigurisë në saktësinë e parashikimeve, vijoi edhe gjatë muajit janar 2009. Ekonomia e Eurozonës, ndonëse regjistron një rritje të aktivitetit ekonomik me 0.6 për qind në terma vjetorë, shënon sërish një tkurrje të ekonomisë në këtë periudhë”, - thuhej në raport. Rënia e aktivitetit ekonomik, sipas studimit, erdhi kryesisht si rezultat i rënies së investimeve me 0.6 për qind gjatë 3-mujorit të tretë të vitit 2008 dhe rritjes së importeve me 1.4 për qind gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa shpenzimet konsumatore nuk shënojnë ndryshime thelbësore. Norma e inflacionit për muajin dhjetor ‘08 vlerësohet në nivelin 1.6 për qind, duke ndjekur një prirje rënëse që nga muaji korrik ‘08, kur kjo normë shënonte vlerën prej 4.0 për qind.
Ekonomia e SHBA-ve
Sipas këtij raporti, 6-mujori i dytë i vitit 2008 dëshmon për një dobësim të mëtejshëm të aktivitetit ekonomik në SHBA. Ndryshe nga 6-mujori i parë i vitit, kur paketa fiskale e miratuar nga qeveria amerikane ndihmoi në ruajtjen e rritjes ekonomike, ekonomia amerikane gjatë 6-mujorit të dytë është përballur me vështirësi si pasojë e përkeqësimit të treguesve financiarë të bilanceve të disa prej kompanive më të mëdha amerikane. Sipas raportit, kjo periudhë është karakterizuar nga një dobësim i kërkesës së brendshme ndikuar kryesisht nga shpenzimet më të ulëta për konsum dhe nga rënia e investimeve agregate, të cilat janë grupet me kontributin më të madh në përllogaritjen e PBB-së. Ndonëse dollari amerikan u mbiçmua gjatë 3-mujorit të tretë të vitit, u regjistrua një përmirësim i deficitit të llogarisë korente, kryesisht si rezultat i rritjes së eksporteve me ritme më të përshpejtuara se importet. Norma mesatare e papunësisë gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2008 shënoi vlera më të larta krahasuar me mesataren e 6-mujorit të parë të vitit, duke kulmuar në muajin dhjetor kur kjo normë shënoi vlerën 7.2 për qind.
Itali: PBB-ja ra në -1 për qind në vitin 2008
Sipas “INSTAT”-it (Institutit Italian të Statistikave), prodhimi i brendshëm bruto në Itali ka pësuar një rënie prej -1 për qind në vitin 2008. Rënia shënon performancën më të dobët të ekonomisë italiane që prej 34 vitesh, kur PBB-ja ra me -2,1 për qind. Ajo është më e madhe se sa pritej. Sipas vlerësimit të qeverisë, rënia duhej të ishte - 0,6 për qind. Të dhënat e ekonomive të tjera kryesore të botës tregojnë se PBB-ja gjermane është rritur me 1,3 për qind në vitin 2008, me 1,1 për qind ajo e SHBA-ve dhe me 0,7 për qind ajo e Francës dhe e Mbretërisë së Bashkuar. Rënie ka pësuar edhe Japonia, që regjistron një rritje negative prej
-0,7 për qind të PBB-së. Në Itali është përkeqësuar edhe raporti deficit/PBB. Ai regjistrohet të jetë 2,7 për qind në krahasim me objektivin e qeverisë prej 2,6 për qind. Në vlera absolute, borxhi neto është rritur me rreth 18,7 miliardë euro, duke kapur shifrën 41,778 miliardë euro.
Interesat në tregun ndërbankar të parasë dje, sipas Bankës së Shqipërisë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.94 %
1Ë njëjavor 5.20 %
1M 1-mujor 5.48 %
3M 3-mujor 5.98 %
6M 6-mujor 6.53 %
12M 12-mujor 7.49 %
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
o/n njëditor 6.30 %
1Ë njëjavor 6.50 %
1M 1-mujor 7.15 %
3M 3-mujor 7.50 %
6M 6-mujor 8.30 %
12M 12-mujor 8.94 %
5 Mars 2009