Studimi i "Trading Safely": “Shqipëria, me rrezik të lartë për falimentimin e bizneseve”
Shqipëria renditet në grupin “D” me një rrezik të madh falimenti. Për vitin 2009, rritja ekonomike do të bjerë deri në 4 për qind
Ervin KOÇI
Shqipëria konsiderohet si një vend i papërshtatshëm për zhvillimin ekonomik dhe me një rrezik të lartë falimentimi për bizneset. Ky është përfundimi që vjen nga një studim ekonomik i Qendrës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare "Trading Safely". Studimi e radhit Shqipërinë në grupin “D”, i cili përfshin vendet që kanë një rrezik të madh në situatën politiko-ekonomike dhe se risku për falimentimin e bizneseve dhe koorporatave është mjaft i madh. Sipas kësaj qendre parashikohet që për vitin që jemi (2009), rritja ekonomike do të bjerë deri në 4 për qind, ndërkohë që ngadalësim parashikohet edhe për importet dhe eksportet. Edhe borxhi publik do të zmadhohet si pasojë e blerjes së bonove nga shtetet e tjera, gjë që, shpjegon kjo qendër, vë në pikëpyetje nivelin e rritjes ekonomike, duke bërë që të ketë prioritet ngadalësimi. Sipas raportit, inflacioni parashikohet të mbetet në nivele normale. Sipas kësaj qendre, rritja ekonomike për vitin e kaluar (2008) ka qenë 6 për qind, pak a shumë njësoj me atë të vitit 2004 kur ishte 5.9 për qind.
Renditja
Grupi “D” në studimin ekonomik e bashkon Shqipërinë me ekonominë e shumë vendeve të tjera në zhvillim, siç janë Kamboxhia, Nigeria, Uzbekistani, Nepali etj. Vendet që përfshihen në këtë grup kanë një klimë biznesi mjaft të vështirë, informacioni i koorporatës financiare është shpesh i padisponueshëm dhe në momentin që është i disponueshëm zakonisht është i dyshimtë. Borxhet e grumbulluara bëhen të paparashikueshme nga vetë përmbajtja që ka sistemi ligjor, por probleme jo të pakta dhe dobësi të theksuara shfaqen edhe te sistemi institucional. Në këtë mënyrë, transaksionet e interkompanive bëhen shumë të vështira për t’u menaxhuar duke qenë se ka rrezik te klima e biznesit.
Raportet e ngjashme
Shqipëria futet në listën e vendeve mesatarisht të rrezikuara nga kriza, por kjo situatë pritet të rrisë nivelin e varfërisë. Ky konstatim është bërë nga një raport i përgatitur nga ekspertët e Bankës Botërore, ku përcaktohet shkalla e rrezikshmërisë së shteteve të botës ndaj krizës financiare dhe ekonomike që po kalon bota. Për shkak të uljes së barrës fiskale, në këto kushte qeveria nuk ka se çfarë të ofrojë më tepër për biznesin. Ndërkaq, raporti thotë se kriza që buroi nga vendet e zhvilluara do t’i ketë pasojat te vendet në zhvillim. Të paktën 53 milionë veta në vendet në zhvillim do të futen në listën e të varfërve, ndërsa pritet të shtohet edhe niveli i vdekshmërisë për shkak të urisë. Ndër pasojat e listuara janë edhe problemet që do të kenë shtetet në arritjen e objektivave në kuadër të luftës kundër varfërisë. Raporti, që klasifikon të gjitha vendet në zhvillim, sipas shkallës së ekspozimit të tyre ndaj krizës dhe efekteve që ajo mund të ketë te mirëqenia e qytetarëve, e rendit Shqipërinë në një pozicion jo komod. Ekspertët e Bankës kanë konkluduar se qeveria shqiptare nuk ka shumë hapësira fiskale për t’u përballur me krizën. Kjo pasi, sipas tyre, Shqipëria nuk mund të ulë më taksat apo të rrisë deficitin buxhetor për të nxitur ekonominë dhe mbrojtur shtresat në nevojë nëse kriza do ta godasë fort vendin. Ekspertët e BB-së pohojnë se rënia e ritmeve të rritjes ekonomike, e kombinuar me nivelet e larta ekzistuese të varfërisë në vendet në zhvillim, i bën qytetarët e këtyre vendeve mjaft të rrezikuar ndaj varfërisë.
Pasojat e krizës
“Përhapja e krizës ekonomike botërore është duke varfëruar më shumë se 53 milionë veta në vendet në zhvillim dhe me rritjen e vdekshmërisë foshnjore, e cila po rritet në mënyrë të shpejtë, po rrezikon në mënyrë serioze arritjen e objektivave të përcaktuara për kapërcimin e varfërisë”, - thotë Banka Botërore. Vlerësimet e reja për vitin 2009 sugjerojnë se 46 milionë njerëz do të futen në kategorinë e personave me të ardhura më pak se 1.2 dollarë në ditë dhe 35 milionë do të qëndrojnë në kufijtë e 2 dollarëve në ditë. Këtyre shirave u shtohen edhe 130-155 milionë njerëz në mbarë botën, që hyjnë në shtresën e varfër gjatë vitit 2008 për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe të ushqimeve.
Objektivat e OKB-së. Kriza ekonomike ka rrezikuar realizimin e objektivave të zhvillimit të mijëvjeçarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilat përfundojnë në vitin 2015. Angazhimet e qeverive të globit për uljen e varfërisë, rritjen e nivelit të arsimit, përmirësimin e sistemit shëndetësor, luftën kundër SIDA-s dhe kancerit, si dhe një sërë objektivash të tjerë, duket se janë vënë në dyshim për shkak të rënies ekonomike të 12 muajve të fundit.
BOX///////////////
Shqipëria, pa asnjë plan masash antikrizë
Deri tani, i vetmi vend në BE që nuk ka një plan masash antikrizë është Shqipëria. Qeveria apo institucionet e tjera shtetërore i shohin si të pandjeshme efektet e krizës. Megjithatë, disa sektorë, si ai i fasonëve, industrisë minerare apo edhe sektori i ndërtimit, po japin shenjat e krizës. Në anën tjetër, qeveria ka rritur borxhin duke marrë kredi në bankat jashtë vendit, por mbi 50% e investimeve publike nga buxheti i saj shkojnë për ndërtimin e Rrugës Durrës-Kukës. Banka Qendrore ka ulur normën e interesit të lekut me 0.5 pikë, por bankat e nivelit të dytë duket se nuk kanë reflektuar pozitivisht në uljen e normave të kredive. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar një amnisti të gjerë fiskale. Ndërsa sektori i ndërtimit ka propozuar një paketë kërkesash për të dalë nga situata. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, mbi 4000 apartamente kanë mbetur pa shitur, ndërsa 30 për qind e firmave të ndërtimit nuk kanë pasur punë gjatë vitit të kaluar. Disa ditë më parë, qeveria pranoi të ulej në takim me përfaqësuesit e sektorit të fasonëve. Në tryezë u ulën përfaqësues të Ministrisë së Financave, Doganave, Tatimeve, Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Qeveria u angazhua për rimbursimin në kohë të TVSH-së dhe uljen e taksimit për sigurimet shoqërore. Në këtë sektor punojnë mbi 120 mijë shqiptarë.
ALBANIA
(Miliona USD) 2004 2005 2006 2007 2008(e) 2009(f)
Rritja ekonomike(%) 5.9 5.5 5.0 6.0 6.0 4.0
Inflacioni (%) 2.3 2.4 2.4 2.9 3.5 3.0
GDP (%) -5.2 -3.7 -3.2 -3.3 -5.5 -5.2
Eksporti 603 656 793 1,076 1,351 1,363
Importi 2,195 2,478 2,916 3,999 4,753 4,690
Balanca e tregut -1,592 -1,821 -2,123 -2,923 -3,402 -3,327
Bilanci i llogarisë korente (%)-4.8 -6.8 -7.3 -10.7 -12.9 -13.5
Borxhi i jashtëm (%GDP) 20.8 21.0 19.8 18.3 19.7 23.3
Shërbimi i borxhit (%Eksport)2.5 2.5 3.7 3.5 4.5 4.5
Rezerva valutore 5.0 4.3 4.6 4.2 3.9 4.2
5 Mars 2009