FMN: Vendi në krizë, qeveria kujdes me politikat buxhetore
Fabiola Çela
Ekonomia shqiptare nuk ka mundur t’i rezistojë krizën globale financiare. Eksportet kanë pësuar rënie po ashtu edhe dërgesat e emigrantëve. Sipas përfaqësuesve të FMN-së efektet e krizës globale po ndihen tek familjet shqiptare dhe për këtë arsye qeveria duhet të tregojë më shumë kujdes për politikat buxhetore. Për sa i përket qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit FMN ka deklaruar se do të negociojë për një program të ri me Fondin.
FMN
Në një prononcim për mediat përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri Ann Margaret Westin ka deklaruar se
Ëestin ka theksuar më tej se do të negociohet me qeverinë e efektet e krizës globale po prekin ekonominë reale të Shqipërisë. Ajo i ka bërë thirrje qeverisë që të bëjë kujdes me politikat buxhetore, pasi nuk ka më hapësira për shpenzime të tepërta apo për stimuj fiskal. “Ndikimi më i madh që do të shikoni është rënia e eksporteve. Me pakësimin e eksporteve do të ketë vende pune, që do të humbasin e ndërmarrje që do të mbyllen. Gjithashtu, do të ketë rënie të dërgesave të emigrantëve, që janë shumë të rëndësishme për të përballuar konsumin, veçanërisht për familjet e varfra. Një tjetër efekt është ngadalësimi i kreditimit të ekonomisë dhe kjo do të thotë më pak investime”, u shpreh përfaqësuesja e FMN-së. Sipas saj, FMN do të negociohet me qeverinë e re, që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit për një program të ri me Fondin. “Është e vërtetë që në këtë moment shumë vende po drejtohen nga ne. Shumica për të siguruar financime, por ka dhe të tjera që vijnë tek FMN për të dhënë një sinjal besimi për ekonominë e tyre. Për momentin do të vazhdojmë të mbajmë një dialog të ngushtë me qeverinë për politikat ekonomike, pavarësisht se nuk ka formalisht program. Pas zgjedhjeve mbetemi të gatshëm për të lidhur një program nëse ka interes”- theksoi Ann Margaret Westin. Sipas saj, qeveria duhet të përdorë paratë, që sigurohen nga privatizimet për financimin e buxhetit dhe jo për projekte të reja.