E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria, fushatë kundër dhunës në futbollin shqiptar

 

Me iniciativën e Ministrisë Turizmit Kulturës Rinisë e Sporteve, u mblodh Komisioni Kombëtar i Dhunës në Sport. I pranishëm, ishte zv/ministri i MTKRS-së, z Ekrem Spahia, Drejtori i Sporteve ne MTKRS, z Vasil Bici, përfaqësuesi i FSHF-së Besnik Çela, Mehmet Spahiu përfaqësues i KOSH-it, përfaqësues të Policisë së Shtetit. Nisur nga disa raste te shfaqjes se dhunës në stadiumet e futbollit, si ajo e regjistruar në Pukë, në takimin Tërbuni-Kastrioti, në Fier Apolonia-Flamurtari, në Lushnje, Lushnja-Apolonia, në ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Hungari, dhe së fundi në takimin Shkumbini-Flamurtari, e në veçanti pas reagimit të Ambasadës Italiane, u diskutuan shkaqet që kanë sjellë këto situata,të cilat kanë goditur arbitra, asistentë por edhe futbollistë. Ndonëse rastet janë sporadike, dhe opinioni sportiv, media e vetë FSHF nuk kanë hezituar ti evidentojnë, madje futbollistë, klube, stadiume, janë ndëshkuar nga Komisionet e saj, në fokusin e këtij takimi ishte parandalimi, vazhdimi dhe përfundimi normal i sezonit futbollistik. Sidoqoftë, nga pjesëmarrësit në këtë takim, u theksua se krahas këtyre dukurive negative që kanë lidhje me dhunën, ndryshe nga edicionet e kaluara janë evidentuar edhe mjaft elementë pozitivë, si rivaliteti sportiv deri në javën e fundit si për kreun edhe për fundin e Superligës, rikthimi i sportdashësve në stadiumet e disa qyteteve, ndonëse ende duhet shumë punë për ndryshimin e disa faktorëve, siç janë strukturat e vjetra në stadiume, mos funksionimi bashkëkohor i klubeve të futbollit, për të cilat kërkohet një ristrukturim i gjithanshëm. Zv/Ministri Spahia kërkoi që të ketë një bashkëpunim mes FSHF dhe Policisë së Shtetit, si dhe të kërkohet zbatimi i detyrave të përcaktuara, marrjen e masave parandaluese të këtyre fenomeneve, duke u garantuar edhe mbështetjen nga hallkat shtetërore përgjegjëse për mbarëvajtjen e zhvillimin normal të këtyre aktiviteteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›