FMN-ja, debate me ministrin e Financave për spekulimet me rritjen ekonomike
Qeveria deklaron rritje ekonomike dyshifrore, mbi 10%
Ervin Koçi
Ndryshimi i statistikave dhe i të dhënave zyrtare në lidhje me rritjen ekonomike, si dhe kërkesa për të marrë kredi të ndryshme tregtare për investimet në vend, kanë qenë thelbi i debatit midis misionit të FMN-së në vend dhe Ministrisë së Financave. Në këtë pike, marrëdhëniet midis qeverisë dhe Fondit Monetar duken tejet të acaruara, tashmë kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga fundi i mandatit të misionit ndërkombëtar në vendin tonë. Rritja e pagave dhe pensioneve, deficiti buxhetor, referencat mbi disa taksa, etj, kanë qenë gjatë vitit 2008 çështjet më të debatuara, por që në fund kanë marrë njëfarë mirëkuptimi mes palëve. Prej kohësh, qeveria, në deklaratat e saj rreth gjendjes ekonomike në vend, pretendon për një rritje dyshifrore me mbi 10 për qind, edhe pse institucioni zyrtar i statistikave, “INSTAT”, deklaron për një rritje vetëm 6 për qind. Këto shifra i takojnë vitit 2008, ndërkohë që debatet me FMN-në janë përqendruar te parashikimi për vitin e ardhshëm.
Paralajmërimet
Ekspertët e FMN-së vlerësojnë se kriza financiare në shtete të mëdha ekonomike do të japë ndikimin e saj të padiskutueshëm edhe në Shqipëri. Përfaqësuesi i Misionit të FMN-së, Gerwin Bell, theksoi: “Efektet e krizës globale mund të ndihen në uljen e nivelit të eksporteve si dhe në dërgesat nga emigrantët, por ndikim mund të ketë edhe te investimet pasi biznesi mund të rivlerësojë situatën”. Sipas tij: "Ajo që mund të bëjë qeveria është të ndërmarrë politika për të forcuar themelet ekonomike si politika fiskale, ndërsa është e rëndësishme të bëhet një shpërndarje e shpenzimeve në sektorë prioritarë duke ruajtur deficitin në nivelin 5.2 për qind të PBB-së". Nga analiza e FMN-së rezulton se rritja ekonomike për 2009-n do të ngadalësohet, ndërsa niveli do të shënojë vetëm 3.7 për qind nga 6 që është aktualisht. Por qeveria nuk e pranon këtë variant, duke hedhur poshtë parashikimin e FMN-së. Sipas studimit të bërë nga Ministria e Financave del se rritja ekonomike për vitin 2009 do të jetë 6.3 për qind, ndërsa në vitet e mëtejshme do të jetë mbi 7 për qind. Ministria e Financave pretendon se i ka marrë në konsideratë të gjitha pasojat që mund të vijnë nga kriza financiare që ka përfshirë disa vende të botës. Sipas Financave, janë vënë në dispozicion të kësaj situate rreth 15 miliardë lekë, plus dhe 6 miliardë lekë të tjera për investimet.
Qëndrimi
Ministri i Financave, Ridvan Bode, e garantoi FMN-në se janë marrë masa konkrete për mënjanimin e krizës, si dhe siguroi se angazhimi i qeverisë do të jetë i plotë për të përmbushur objektivat. Në takimin e përbashkët mes Fondit Monetar Ndërkombatër dhe Ministrisë së Financave ishte i pranishëm edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Sipas Fullanit: “Rritja dhe zhvillimi i ekonomisë arrihet në tre drejtime: në përsosjen e qeverisjes, transparencën dhe kontrollin e brendshëm”. Ky është viti i fundit i FMN-së në Shqipëri dhe pas janarit 2009, palët duhet të rishikojnë kushtet e marrëveshjes së katërt, ndërsa do të vendoset për vijimin apo jo të raportit midis tyre. Në lidhje me këtë, ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se qeveria shqiptare do të diskutojë një tjetër marrëveshje me Fondin, por pas zgjedhjeve që pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm. "Prej 15 vitesh, ne jemi anëtarë të FMN-së, ndërsa qeveria shqiptare do të vazhdojë bashkëpunimin me këtë institucion me marrëveshje të përshtatshme", - deklaroi ministri Bode.
Guvernatori Fullani, apel bankave: “Vazhdoni mbështetjen e ekonomisë me kredi”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i ka bërë dje apel sistemit bankar në vend, si dhe bankave mëma, që të analizojnë me kujdes ekonominë shqiptare për t’i dhënë asaj shanset reale nëpërmjet mbështetjes me kredi bankare, pavarësisht krizës globale.
"Kredia bankare ka qenë faktor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit e për rrjedhim mendoj se ajo duhet të jetë e tillë edhe në të ardhmen", - tha Fullani, në konferencën e përbashkët për shtyp me Misionin e FMN-së. "Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe sistemi bankar duhet të mobilizojnë të gjitha burimet dhe ekspertizën e tyre për ta bërë këtë treg sa më likuid dhe sa më të qëndrueshëm", - vijoi ai. Guvernatori tha gjithashtu se biznesi shqiptar do të vazhdojë të jetë aktiv, largpamës dhe dinamik në zhvillimin e planeve të tij të biznesit. "Vetëm kështu”, - tha ai, - “do të bëhet e mundur që ai të jetë i kapitalizuar, fitimprurës dhe i kredituar nga sistemi bankar". Fullani shtoi se biznesi duhet të bashkëpunojë më ngushtë me bankën jo vetëm për të thithur kredi, por edhe konsulencë financiare, një element i domosdoshëm për stabilitetin afatgjatë të aktivitetit të tij. Në të njëjtën kohë, Fullani i sugjeroi individëve dhe publikut të gjerë të tregohen të qetë, të matur dhe racionalë në mënyrën se si e menaxhojnë portofolin e tyre të kursim-investimeve nëpërmjet bankave.
12 Nentor 2008