“Lufta” me statistikat, BSH dhe INSTAT nuk rakordojnë me të dhënat e qeverisë
Rritja e çmimeve të konsumit në tetor thelloi varfërinë. Vetëm telefonia celulare dhe hidrokarburet shënojnë ulje
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin tetor 2008 ka shënuar një rritje prej 0.1 përqindësh duke konfirmuar kështu faktin e thellimit të inflacionit gjithmonë në fund të vitit. Indeksi, sipas INSTAT-it dhe të dhënave të BSH-së, arriti 101.3 për qind kundrejt muajit dhjetor 2007 (dhjetor 07=100), duke u krahasuar dhe me muajin e kaluar. Sipas këtyre burimeve, ndryshimi vjetor në muajin tetor është 2.8 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 4.2 për qind. INSTAT-i njofton se indeksi i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënoi një rritje prej 0.8 përqindësh, me një ndikim 0.3 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Instituti i Statistikave dhe Banka e Shqipërisë kanë publikuar të dhënat e detajuara, duke bërë krahasimin për periudhën njëvjeçare përsa i takon rritjes dhe uljes së çmimeve për zërat kryesorë. Sipas këtij raporti, telefonia celulare dhe komunikimi në telefoninë fikse ka qenë më i lirë. Po ashtu, edhe çmimi i naftës dhe benzinës ka pësuar ulje dhe jo rritje. Ndërsa, tregu global është përfshirë në krizë të përgjithshme të tregjeve financiare, në ekonominë vendase janë stabilizuar çmimet e mallrave të shportës.
Rritet inflacioni
Brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” rritja më e madhe prej 5.0 përqindësh vërehet në nëngrupin “zarzavate, përfshirë patatet”. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të domateve me 34.3 për qind, specave me 17.6 për qind, patëllxhanëve me 19.3 për qind, kastravecave me 18.3 për qind etj. Indeksi në nëngrupin “fruta” shënoi një ulje prej 0.8 përqindësh, ku mund të përmendim uljen e çmimit të mollëve me 5.5 për qind, kivit me 3.7 për qind, portokajve me 1.1 për qind etj. Sipas burimeve të mësipërme, gjatë muajit tetor çmimet janë rritur edhe në disa nëngrupet e tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të përmendim rritjet në nëngrupet, “mish” 0.8 për qind, “bukë e drithëra” 0.1 për qind, “qumësht, djathë e vezë” 0.7 për qind etj. Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” shënoi një rritje 0.3 për qind, me një ndikim 0.01 për qind në totalin e ndryshimit mujor, ndërsa indeksi i grupit “Pije alkoolike dhe duhan” nuk ka ndryshuar, por brenda tij çmimi i duhanit u ul me 0.2 për qind.
Grupet me ulje
Indeksi i grupit “Transport” shënoi një ulje prej 1.5 përqindësh. Gjatë muajit tetor çmimi i naftës shënoi një ulje prej 6.0 përqindësh dhe çmimi i benzinës një ulje prej 4.6 përqindësh.
Sipas burimeve të mësipërme, indeksi i grupit ”Komunikim” shënoi një ulje prej 11.0 përqindësh, ulje kjo e shkaktuar nga ulja e tarifave të telefonisë fikse me 19.3 për qind dhe tarifave të telefonisë celulare me 11.3 për qind, ndërsa indeksi i grupit “Hotele, kafene dhe restorante” shënoi një rritje 1.1 për qind. Kjo rritje është rezultat i rritjes së pagesës për konvikte me 8.1 për qind.
12 Nentor 2008