FMN-ja parashikon ngadalësim ekonomik për Eurozonën gjatë 2008-s
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes ekonomike për 15 vendet e Eurozonës gjatë këtij viti para se të rikthehet në nivelet e mëparshme në vitin 2009. Gjatë prezantimit të rezultateve të misionit vjetor i njohur si “Neni IV”, drejtori për Europën në FMN, Alessandro Leipold, sqaroi se Uashingtoni parashikon nivelet aktuale prej 1,7 për qind dhe 1,2 për qind në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. "Në një situatë si kjo, ku vendet e Zonës Euro janë përballur me disa vështirësi për shkak të ngadalësimit të aktivitetit ekonomik i shoqëruar edhe nga inflacioni vazhdimisht në rritje, alternativa më e mirë për Bankën Qendrore Europiane është të mos ndërhyjë në normat bazë të interesit", thekson Leipold. Politika monetare gjendet përballë një situate të vështirë ku i duhet të kompensojë rreziqet e çmimeve dhe të perspektivave të rritjes ekonomike. Në një kuadër të tillë "shumë gjëra do të varen nga kostoja e punës dhe dinamika e pagave", sipas një skeme qendrore, ku nuk mungojnë rreziqet, dhe sipas të cilës inflacioni pritet të rikthehet në nivelet 2 për qind të BQE-së deri në fund të vitit 2009.
5 Gusht 2008