Ndalohet adoleshenti, tentoi të grabisë një autoveturë
ELBASAN - Një 17 vjeçar nga qyteti i Elbasanit u ndalua në flagrancë pasi tentoi të grabisë automjetin tip Benz 240, me targë EL 5507 B, në pronësi të shtetasit A.B. Adoleshenti O. C u ndalua në orët e vona të së dielës. Mësohet se automjeti ishte parkuar pranë banesës së pronarit të autoveturës. 17 vjeçari ka hapur derën e mjetit, por nuk mundur të kryejë krimin pasi makina ka qenë me sinjal alarmi.
Kanos me armë bashkëqytetarin, në kërkim 25 vjeçari
ELBASAN - Një 25 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit, pasi ka kanosur me armë zjarri automatik një bashkëqytetarin e tij. Arben Farka, 25 vjeç, i dënuar më parë me 5 vjet heqje lirie për veprën penale të vjedhjes, kanosi me armë zjarri automatik për motive të dobëta shtetasin A.B, 44 vjeç, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ndodhi mesditën e së dielës, pranë lokal “Snok”, në lagjen “ Luigj Gurakuqi”.
5 Gusht 2008