E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta babai i gazetarisë ekonomike shqiptare, Vangjush Gambeta



U nda dje nga jeta në moshën 79-vjeçare një nga pionierët e gazetarisë shqiptare, si dhe themeluesi ose “babai” i gazetarisë ekonomike shqiptare, Vangjush Gambeta. Ai ka hyrë tashme në historinë e gazetarisë shqiptare si gazetari i cili i bëri autopsinë ekonomisë së planifikuar dhe centraliste të regjimit monist në Shqipëri, si dhe paralajmëroi dështimin e saj. Vangjush Gambeta lindi në Korçë më 2 mars 1929. Përfundoi shkollën e mesme në Gjimnazin e Korçës më 1947-n. Kreu studimet e larta në Universitetin e Kievit në Ukrainë, në vitet 1948-1952. Më pas në vitet 1953-1956, Vangjush Gambeta filloi punë si ekonomist në Kombinatin e Sheqerit, Maliq (Korçë). Mprehtësia e tij në ekonomi gjeti shpejt shtegun e rrahur pak deri atëherë të gazetarisë ekonomike në Shqipëri, ku në vitet 1956-1975, ai filloi punë si shef i sektorit ekonomik në gazetën “Zëri i popullit”. Në vitet 1956-1975, Vangjush Gambeta dha mësim si pedagog i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, kurse në vitet 1975-1989, internohet për arsye politike. Në Janar 1991, bëhet anëtar i komisionit nismëtar të Partisë Republikane dhe deri në vitin 1992, ishte nënkryetar i “PR”-së, dhe kryeredaktori i parë i gazetës “Republika”. Në 1993, tërhiqet nga jeta politike për arsye moshe dhe i përkushtohet përkthimit dhe redaktimit, ku mbante edhe titullin: “Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor”.

5 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›