FMN-ja rrëzon Berishën: Rritja ekonomike 6 për qind
Berisha nxjerr inatin te mediat: “Nuk dini asgjë për rritjen ekonomike”. Qeveria përfundon marrëveshjen me FMN-në, largohet misioni
Eljona Ballhysa
Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, An Margaret Uestin, ka deklaruar dje se rritja ekonomike e Shqipërisë gjatë vitit 2008 ka qenë 6% dhe jo 9.9% sa pretendohet nga kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha. Këtë deklaratë, Uestin e ka bërë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha, pas nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit me qeverinë shqiptare, që i jep fund qëndrimit të misionit të FMN-së në Shqipëri. Por kryeministri Berisha, edhe pas deklaratës së përfaqësueses së FMN-së për rritjen ekonomike, ka kundërshtuar sërish këtë shifër duke kërkuar që t’i besohet Institutit të Statistikave. Kryeministri i është drejtuar mediave, duke i akuzuar për paaftësi në këtë fushë dhe për krijimin e diversitetit. “Në tërësi, njohuritë tuaja për rritjen ekonomike janë zero, për të mos thënë minus, pasi nëse dikush ju jep stilolaps dhe letër dhe ju thotë që të shkruani treguesit se nga del llogaritja për rritjen ekonomike, ju nuk jeni në gjendje të shkruani as dy prej tyre. Por juve ju interesojnë kundërshtitë ose diversiteti, që është sigurisht një pjesë shumë normale e jetës”, - është shprehur kryeministri për mediat.
Debati
E pyetur se sa rezulton rritja ekonomike e Shqipërisë, përfaqësuesja e FMN-së Uestin deklaroi se ajo është 6%. Ajo tha se shifra prej 10% e nxjerrë nga INSTAT-i është vetëm për tremujorin e parë të vitit 2008, ndërkohë që tremujori i dytë dhe i tretë ka pësuar ulje. “Është e qartë se këta tregues tregojnë një rritje ekonomike, deri në fund të tremujorit të tretë, prej rreth 10 për qind. Ka diçka, Prodhimi i Brendshëm Bruto i tremujorit, pra treguesit tremujorë të PBB-së, mbështeten në disa indikatorë dhe këta indikatorë janë më të ngushtë sesa ata me të cilët matet rritja vjetore e PBB-së. Ka një tendencë që treguesit tremujorë të jenë më të luhatshëm”, - është shprehur Uestin. Më tej, ajo shpjegoi se shifrat e rritjes ekonomike në Shqipëri do të rishikohen për shkak se rritja vjen edhe nga ekonomia informale. “Mënyra se si është matur PBB-ja tremujore reflekton edhe formalizimin e ekonomisë, pra, kalimin e bizneseve nga sektori informal në atë formal. Por, nëse formalizimi i ekonomisë është një fenomen shumë i mirëpritur, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht rritje ekonomike në vetvete. Për rritjen vjetore të PBB-së për vitin 2008 mbajmë parashikimin tonë për 6 për qind. Krahas arsyeve të përmendura të mbivlerësimit të rritjes në statistikat tremujore, arsyeja përse ne mbajmë parashikimin për një rritje prej 6 për qind vjetore në vitin 2008 është sepse që në tremujorin e tretë janë parë disa shenja ngadalësimi dhe e dimë të gjithë që kriza botërore ekonomike ka pasur ndikime më të mëdha në tremujorin e fundit të vitit 2008. Kjo duhet të merret parasysh. Sa për t’ju rikujtuar, në nëntor të këtij viti, për shkak të krizës botërore, FMN reduktoi parashikimet për rritjen ekonomike për këtë vit dhe vitin tjetër, për të gjitha vendet e botës”, - është shprehur Uestin.
Kundërshtia
Kryeministri Berisha është shprehur se rritja ekonomike ka qenë një ndër debatet e vazhdueshme midis qeverisë shqiptare dhe FMN-së. Ai tha se debati është bërë dhe për rritjen ekonomike të vitit 2007, ndërkohë që shtoi se ka një nënvlerësim të rritjes ekonomike në Shqipëri. “Rritja ekonomike ka qenë një diskutim i vazhdueshëm midis Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë shqiptare. Rritja ekonomike 6 për qind është një rritje e shkëlqyer, por shifra e vërtetë e rritjes ekonomike është shumë e rëndësishme për një qeveri, sepse mbi bazën e saj qeveria nxjerr disa tregues mbi performancën e saj, në të cilën rritja është e rëndësishme për zgjedhjen e treguesve. Ka qenë bindja ime absolute se ka një nënvlerësim të rritjes ekonomike në Shqipëri. Unë kam shumë fakte për të numëruar përsa i përket këtij nënvlerësimi. Ndaj, duke mirëkuptuar plotësisht parashikimin, mendoj se është në detyrimin e të gjithë faktorëve kombëtarë e ndërkombëtarë që këtë t’ia atribuojmë Institutit Kombëtar të Statistikave”, - është shprehur Berisha. Sipas tij, faktorë të rritjes ekonomike në Shqipëri janë rritja e bizneseve si dhe rritja e eksporteve.
Marrëveshja
Gjatë ditës së djeshme, qeveria shqiptare dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nënshkruan letrën e mirëkuptimit për miratimin e rishikimit të 6 dhe të fundit të marrëveshjes 3-vjeçare me FMN-në. Tashmë bashkëpunimi midis FMN-së dhe qeverisë shqiptare do të futet në një etapë të dytë që është vetëm ajo e konsultimit. Në përfundim të nënshkrimit të marrëveshjes, përfaqësuesja e Misionit të FMN-së në Tiranë u shpreh se tashmë Shqipëria u është bashkuar vendeve në zhvillim, duke siguruar për vazhdimin e mëtejshëm të mbështetjes. Ministri i Financave, Ridvan Bode, i pranishëm në këtë eveniment, theksoi se progresi i arritur gjatë zbatimit të marrëveshjes së fundit 3-vjeçare me FMN-në mundësoi kalimin në këtë nivel të ri më të lartë të marrëdhënieve me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
9 Janar 2009