E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shtyn afatet e futjes së fuqi të reformave në sigurime



Më 1 maj 2009 reforma në sigurime do të prekë përqindjen e paguar nga punëdhënësi, e cila do të ulet nga 20 në 15 për qind. Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore gjatë vitit 2009 parashikohet të arrijnë në 56.191 milionë lekë. Ekspertë të Ministrisë së Financave shpjegojnë se parashikimet janë bazuar në efektet e reformës së re të uljes së normës së kontributeve me 5 për qind të pjesës që paguan punëdhënësi, e cila do të hyjë në fuqi në 1 maj 2009. "Rritja e parashikuar e të ardhurave nga kontributet do të jetë rrjedhojë e rritjes ekonomike, formalizimit të tregut të punës ndërmjet përmirësimit të regjistrimit me anë të pajisjes me kartë identiteti, si edhe eliminimit gradual të raportit midis normës së kontributeve që paguan punëdhënësi dhe asaj që paguan punëmarrësi, për të arritur në nivelin e vendeve të tjera", - theksuan ekspertët.

5
për qind do të ulet më 1 maj 2009 norma e pagesës së kontributeve të sigurimeve që paguan punëdhënësi

20
për qind është masa aktuale e kontributit të sigurimeve shoqërore, që paguhet nga punëdhënësit privatë

56.191
milionë lekë parashikohet të arrijnë të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore në vitin 2009

4.7
për qind e PPB-së do të jetë vlera që do të zërë në vitin 2009 sasia e të ardhurave nga sigurimet shoqërore

56.400
kontribuues do të jetë numri që pritet të shtohet këtë vit në skemën e sigurimeve nga sektori privat
e

9 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›