ISSH-ja përcakton moshën për pension për vitet 2009-2010
Flet drejtori i Drejtorisë së Kontributeve në ISSH, Saba Goci. Procedurat që duhet të ndjekin personat që nuk kanë dokumente për pension
Jonida Tashi
Përcaktohen moshat në prag të daljes në pension sipas kategorive për vitet 2009-2010, që duhet të plotësojnë kërkesën paraprake. Drejtori i Drejtorisë së Kontributeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Saba Goci, bën të ditur se mbështetur në rregulloren nr. 1, datë 21 tetor 2008 “Për caktimin, administrimin dhe pagesën e pensioneve”, të Këshillit Administrativ të ISSH-së, njoftohen të gjithë personat që u afrohet koha për të përfituar një pension pleqërie, sipas Ligjit nr. 7703, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, se mund të paraqesin kërkesë me shkrim që 12 muaj para plotësimit të kushteve për pension, pranë agjencisë lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit të tyre. Kurse personat që nuk disponojnë dokumentet, duhet të bëjnë vetëdeklarimin me shkrim në kërkesën paraprake. Saba Goci sqaron procedurat që duhet të ndjekin të interesuarit për të përfituar pension pleqërie jo vetëm ata që i disponojnë dokumentet, por edhe personat që i kanë humbur ato.
Kushtet
Ekspertët e ISSH-së kanë përcaktuar kushtet kryesore që duhet të plotësojnë personat për të ligjëruar të drejtën e pensionit. Drejtori i Kontributeve pranë ISSH-së sqaron se kushtet për të përfituar pension të plotë pleqërie nga 1 korriku vitit 2009 deri më 30 qershor 2010, për të dyja gjinitë, sipas kategorive, janë si më poshtë.
Për punët e kategorisë së parë mosha e daljes në pension për burrat është 58 vjeç, kurse për gratë 53 vjeç. Periudha e vjetërisë në punë për burrat dhe gratë që bëjnë pjesë në kategorinë e parë do të jetë e njëjtë, përkatësisht me 30 vjet të siguruara. Ndërsa për punët e kategorisë së dytë, mosha e përfitimit të pensionit është 63 vjeç për burrat dhe 58 vjeç për gratë. Periudha e sigurimit në vite për të përfituar pension të plotë për punë të kategorisë së dytë është 35 vite pune për të dyja gjinitë. Për punët e kategorisë së tretë është përcaktuar që mosha e daljes në pension për burrat të jetë 64 vjeç dhe për gratë 59 vjeç, ndërsa periudha e sigurimeve që duhet plotësuar 35 vjet pune. Harku kohor që ka të bëjë me vjetërsinë e punës ngushtohet më shumë kur bëhet fjalë për nënat që janë me shumë fëmijë. Mosha për të përfituar një pension pleqërie për këtë kategori është 50 vjeç, ndërsa kushtet për ta plotësuar atë dhe që lidhen me periudhën e sigurimit në vite janë 30 vite vjetërsi pune. Për punët e kategorisë së parë dhe të dytë, nga vjetërsia e punës gjithsej që kërkohet, 3/4 e saj duhet të jenë kryer në punë të kategorisë së parë dhe të dytë, me përjashtim të personave që kanë punuar në miniera në nëntokë ose në punime të tjera të nëntokës, të cilëve u kërkohet që 1/2 e periudhës së punës të jetë në këto punime. Saba Goci sqaron të gjithë të interesuarit në prag të përfitimit të pensionit se një informacion më të hollësishëm ata mund ta marrin pranë punëdhënësit të tyre, ose pranë agjencisë lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit përkatës.
Procedurat
Çdo person që është në prag të plotësimit të kushteve të mësipërme duhet të paraqitet pranë organeve përkatëse të vendbanimit të tij për të plotësuar kërkesën paraprake për të drejtën e pensionit, duke dorëzuar dhe një listë të caktuar dokumentacionesh që kërkohen. Kjo procedurë duhet të kryhet 12 muaj para se personit t’i lindë e drejta ligjore e marrjes së pensionit të pleqërisë. Madje edhe personat që nuk disponojnë dokumentet për pension duhet të paraqiten pranë vendbanimit të tyre për të plotësuar kërkesën paraprake. Për këtë, ata do të plotësojnë një formular, në të cilin duhet të deklarojnë periudhat e tyre të sigurimeve (historikun e punës). Kështu, kërkesa parapake për plotësimin e dokumenteve për caktimin e pensionit ndahet në disa pjesë. E para, përmbledh të dhënat mbi gjendjen civile të aplikuesit, ku deklarohen të gjitha gjeneralitetet dhe vendbanimet e tij deri në çastin e përftimit. Këto të dhëna plotësohen duke pasur parasysh regjistrimet e bëra në gjendjet civile. Pjesa e dytë përmban kërkesën ku detajohet se ç’lloj pensioni duhet të përfitojë. Më pas vijohet me pjesën e tretë, e cila përbëhet nga tabelat përkatëse në të cilat evidentohen periudhat e sigurimeve në vite. Përbri secilit subjekt të punësuar citohen detyrat e bëra nga aplikuesi nga data e fillimit të punës deri në kohën e ndërrimit të vendit të punës. Po e njëjta procedurë ndiqet dhe në tabelën tjetër përkatëse: punësimet në kooperativat bujqësore me shpërblim në ditë pune, apo punësimet e bëra në subjektet private. Gjithashtu në këtë kërkesë duhet të detajohen dhe rastet e të vetëpunësuarve në aktivitetet bujqësore. Më pas bëhet dhe deklarimi i sigurimeve vullnetare të derdhura në afatet kohore përkatëse, deklarohet nëse aplikanti është trajtuar me përfitime afatshkurta nga sigurimet shoqërore pas 1 janarit të 1994-s, si dhe vitet kur është kryer shërbimi ushtarak.
Kushtet për të përfituar një pension pleqërie, duke filluar nga 1.7.2009 deri më 30.6.2010, janë si më poshtë:
Për punë të kategorisë së parë: Burri Gruaja
Mosha vjeç 58 53 Periudha e sigurimit vite 30 30
Për punë të kategorisë së dytë:
Mosha vjeç 63 58 Periudha e sigurimit vite 35 35
Për punë të kategorisë së tretë:
Mosha vjeç 64 59 Periudha e sigurimit vite 35 35
Për nënat me shumë fëmijë:
Mosha vjeç 50 Periudha e sigurimit vite 30
Kushtet për të përfituar një pension pleqërie duke filluar nga 1.7.2008 deri më 30.6.2009, janë si më poshtë:

Mosha vjeç 57 52 Periudha e sigurimit vite 29 29
Për punë të kategorisë së dytë:
Mosha vjeç 62 vjet e 6 muaj 57 vjet e 6 muaj Periudha e sigurimit vite 35 35
Për punë të kategorisë së tretë:
Mosha vjeç 63 vjet e 6 muaj 58 vjet e 6 muaj Periudha e Sigurimit vite 35 35

9 Janar 2009