Topi: Harmonia fetare ne Shqiperi, te reflektohet dhe ne dialogun politik
Te rivendoset dialogu politik. Kete kerkoi dje Presidenti i Republikes, Bamir Topi, mes dy forcave te medha politike ne vend. Gjate mbajtjes se fjales ne seminarin nderkombetar "Sfida dhe zgjidhje per bashkejetesen fetare ne rajonin e Mesdheut", Topi beri thirrje per dialog mes paleve. I ndodhur ne mes te dy kundershtareve politike, Ilir Meta dhe Edi Rames, Topi nuk u shpreh aspak i kenaqur vetem per shtrengimin e duarve mes tyre. "Shtrengimi i duarve eshte nje moment formal, i domosdoshem, por ceshtja duhet te shkoje me tej se sa ana siperfaqesore, duhet te shkoje ne substance dhe kjo eshte ne konstitucionin shpirteror te cdo njeriu", komentoi kreu i shtetit. Presidenti theksoi edhe ne fjalimin e mbajtur per tolerancen fetare se ka nevoje per dialog politik. I pyetur pse nuk munden dot politikanet te bashkejetojne me njeri-tjetrin, Presidenti Topi u pergjigj, se per kete ceshtje duhet te pyeten aktoret e politikes, sepse ai nuk mund te jete supervizor per gjithcka. Sipas tij, ne cdo fjalim te mbajtur eshte shprehur vazhdimisht, se harmonia fetare ne Shqiperi, duhet te reflektohet edhe ne harmoni si dhe dialog politik. "Une gjithmone e kam thene kete, jo te kunderten. Edhe brenda fjales time ndonese konteksti ishte per ceshtjen e harmonise fetare, u perdoren ligjerata edhe per nevojen e dialogut politik", vijoi Topi. Thirrja e Presidentit Bamir Topi, u be ne kohen kur te 65 deputetet e Partise Socialiste, vijojne te mos marrin pjese ne Kuvend si dhe ne te gjitha mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Mungesa e tyre ka sjelle zvarritjen e miratimin te nje sere projektligjesh qe kerkojne shumicen prej 84 votash.