E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa ndeshkimore ndaj krimit te organizuar

Ashpersohen masat ndeshkimore kunder krimit te organizuar. Ne komisionet parlamentare te Kuvendit, ka mberritur projektligji per "Parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar", i cili permireson kuadrin ligjor per procedurat e te gjitha pasurive te paligjshme te krijuara nga krimi i organizuar. Nje kete projektligj, parashikohen masa konkrete per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar nepermjet zbulimit, identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive te paligjshme te personave te dyshuar si pjesemarres ne krimin e organizuar. Po keshtu, percaktohet dhe nje menyre e perdorimit te ketyre pasurive. Projektligji eshte hartuar ne bashkepunim me eksperte nderkombetare dhe vjen ne kuader te ecurise se dialogut te liberalizimit te vizave. Projektligji qe kerkon shumice te cilesuar te votave ne Kuvend, eshte hartuar nga Ministria e Drejtesise ne bashkepunim me Ministrine e Puneve te Jashtme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›