FMN: Çmimi i naftës do rritet me 30% në vit
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar se çmimet e naftës në treg do të rriten mesatarisht me 30 për qind në vit edhe për një afat të pacaktuar. Këto konkluzione ekspertët e FMN i kanë nxjerrë pas analizave të hollësishme dhe modeleve komplekse për parashikimin e çmimit të naftës në vijimësi. Fondi thotë se tregjet nuk janë të qeta dhe normat e ulëta të interesit në ekonomitë kryesore të botës mund të nxisin më tej rritjen e çmimeve, duke e futur ekonominë në atë që quhet spiralja e inflacionit. Më shumë lekë në treg, e për rrjedhojë edhe çmime më të larta. FMN paralajmëron se kjo situatë shumë shpejt mund ta zhysë botën në një krizë, me rënie të shpejtë ekonomike dhe çmime mjaft të larta. "Trendi rritës i çmimit të naftës është shoqëruar në mënyrë të ngjashme dhe nga çmimet e tjera të lëndëve të para, si dhe zhvlerësimin e disa monedhave kryesore. Tashmë shumë vende kanë pozicione të dobëta financiare dhe një sasi e konsiderueshme borxhesh janë shkruar dhe nuk mund të mblidhen më", thotë raporti i FMN-së. Frika e ekspertëve është se tendenca aktuale e çmimeve mund të kulmojë në shpërthim të çmimeve për lëndët e para në mbarë botën, të cilat do të jenë të papërballueshme. Sakaq, nga ana tjetër, disa prodhues të naftës kanë filluar të shqetësohen, pasi po shohin se rezervat e tyre ndërkombëtare, që janë në dollarë, po zhvlerësohen me një ritëm të madh. Kjo, sipas FMN-së, mund të dekurajojë vendet prodhuese e për rrjedhojë këta të fundit do të ulin furnizimin e tregjeve me naftë. "Pakësimi i ofertës së naftës në treg, sado i vogël të jetë, apo dhe një rritje e kërkesës, do të kishte pasoja katastrofike në këtë moment", thotë raporti.
Kriza
FMN thotë se kriza e çmimeve e ka zanafillën shumë më parë se sa viti 2007. "Rritja e fortë e çmimeve të lëndëve të para mund të shihet si një efekt i shtyrë i ekspansionit të politikës monetare gjatë periudhës 2001-2004, ku pothuajse të gjitha ekonomitë botërore i shtynë normat e interesit në nivelet më të ulëta rekord që pas Luftës së Dytë Botërore", thotë analiza e FMN-së. Sipas ekspertëve të fondit, normat e ulëta të interesit nxitën një rritje të madhe ekonomike në mbarë botën. Por kjo bëri që kërkesa për lëndë të para e veçanërisht për naftë të rritej me ritme të papara ndonjëherë në histori. Që prej vitit 2003 bota po njeh rritjen më të gjatë të çmimit të naftës, një rekord ky i periudhës së pasluftës.
Dilema
Kjo situatë, tashmë shqetësuese edhe për ekonomitë më të fuqishme në botë, ka ndezur një debat që ka të bëjë me rrugët se si mund të administrohet kriza. Dilema e qeverive, sipas FMN, është të shtrëngohet politika monetare, çka do të shoqërohet me një recension të përkohshëm apo norma të ulëta interesi, që rrezikojnë inflacion të lartë, rënie ekonomike dhe çrregullim financiar. Në këtë pikë FMN rekomandon shtrëngimin e politikave monetare, si zgjidhjen më të mirë për t‘u përballur me këtë situatë.
Në Shqipëri çmimet vazhdojnë të rriten
Çmimet e naftës në vend brenda dy viteve janë rritur me më shumë se 50 për qind, duke ndjekur trendin e çmimeve të bursës. Ekonomia shqiptare po paguan aktualisht çmimet e larta të naftës, ndonëse deri tani nuk ka asnjë studim apo raport të tregojë se cili është impakti real i kësaj. Në vitin 2005, këshilltari aktual i Kryeministrit, Selami Xhepa, në atë kohë drejtor kërkimesh në Qendrën shqiptare për Tregti me Jashtë, ACIT, publikoi një studim, sipas të cilit rritja e çmimit të naftës në atë kohë kishte penalizuar rritjen ekonomike të vendit me 0.3 për qind. Aktualisht, një litër naftë e tipit D2, që është edhe cilësia më e dobët në disa pika me pakicë, po tregtohet me 160 lekë. Dy vjet më parë, nafta e tipit D2 tregtohej me rreth 115 lekë për litër.