Kapet studenti, shiste heroinë
Një student është prangosur nga antidroga, pasi u shiste lëndë narkotike shokëve të tij. Arrestimi i 21-vjeçarit Ledion Belortarja është kryer në Qytetin Studenti, ku edhe jetonte përkohësisht i riu nga Korça. Burimet policore thanë se arrestimi i tij u krye rreth orës 12.30 të së enjtes në një lokal, ku është kapur në flagrancë me një sasi prej 6.1 gramë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë. Gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën 8.6 gramë lëndë e dyshuar heroinë, 375.8 gramë përzierës për lëndë narkotike, 4.1 gramë kanabis, një telefon dhe një shpatull me dorezë druri, mjet për përzierjen e lëndës narkotike.