Plagoset me armë i riu
Një adoleshent nga Peqini është plagosur me dy plumba pistolete dje, në një lokal në plazhin pranë Shkëmbit të Kavajës në Golem. Policia njoftoi se 18-vjeçari Renato Pashalliu është plagosur me dy plumba në kofshë, në ambientet e lokalit "Majestik", në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Mësohet se 18-vjeçari nga Peqini ka debatuar me dy persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtin lokal dhe pastaj njëri nga këta ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur. Të dy personat, që janë në moshë të re, kanë arritur të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe policia nuk ka arritur as të bëjë identifikimin e tyre.