FMN shqetësohet për koston e "Rrëshen-Kalimash"
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare të rrisë çmimin e energjisë elektrike dhe të shtyjë me disa muaj uljen e sigurimeve shoqërore, në mënyrë që të sigurohet stabiliteti makroekonomik, por duket se qeveria nuk ka ndër mend të zbatojë asnjë nga këto këshilla. Në raportin për Shqipërinë, që FMN publikoi dje, bëhet e ditur se fundi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Fondit "ka ardhur në një kohë të vështirë", dhe se zgjedhjet e këtij viti mund të ulin vëmendjen ndaj stabilitetit makroekonomik. FMN thotë gjithashtu se nuk është rënë dakord me qeverinë shqiptare mbi projeksionin për rritjen ekonomike të këtij viti. "Qeveria këmbëngulte se rritja do të jetë 6% edhe këtë vit. Ne besuam se do të ulej në 3.9%", thuhet në dokument. Fondi paralajmëron gjithashtu se "rritja e shpejtë e borxhit të Shqipërisë" përbën një shqetësim dhe se me autoritetet shqiptare është diskutuar për të përcaktuar një kufi.
Rruga Durrës-Kukës, gropa e madhe
Sipas ekspertëve të FMN-së, segmenti Rrëshen-Kalimash është kthyer në një problem të rëndë makroekonomik. Gjatë këtij viti, projekti do të kushtojë plot 3.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por problemi më i madh i saj është që ky projekt sjell në masën 80% importe. Kjo shifër është e barabartë me një të tretën e deficitit të llogarisë korrente të vitit të kaluar. Për pasojë, edhe këtë vit rruga patriotike do të rëndojë bilancin tregtar dhe bilancin e pagesave, duke rrezikuar stabilitetin e kursit të këmbimit. Mbarimi i rrugës "kërkon që qeveria të grumbullojë borxh të brendshëm në nivelin 2.5%, gjë që duket shumë e vështirë në kushtet aktuale të tregut", thotë raporti.
Gjatë vitit 2008, rruga kushtoi 2.9% të PBB-së, nga të cilat 2.3% qenë importe neto për vendin. Për pasojë, efekti i kësaj rruge në ekonominë shqiptare sot është vetëm negativ, pavarësisht se në Prodhimin e Brendshëm Bruto konsiderohet shkaku i rritjes ekonomike.
Qeveria vendosi të marrë një kredi prej 200-250 milionë eurosh në tregun ndërkombëtar për këtë vit. Pas vendimit të parë në dhjetor, në janar kërkesa u rrit në 300 milionë euro. Qeveria ka njoftuar se ka marrë shumë oferta, por publikimi i rezultateve përfundimtare të tenderit është zvarritur për shumë javë.
Borxhi i përgjithshëm i vendit (i brendshëm dhe i jashtëm) është mbi 50% të PBB-së aktualisht dhe po rritet me shpejtësi.
Propozimet e FMN-së
FMN këshillon qeverinë të shtyjë uljen e programuar të sigurimeve shoqërore për bizneset, si dhe të rrisë sërish çmimin e energjisë elektrike. Së paku për propozimin e dytë, ekspertët e FMN-së kanë marrë një përgjigje negative. Për më tepër, në Shqipëri nuk ka ndodhur asnjëherë që çmimet e energjisë të rriten në një vit zgjedhor, ndërsa qeveria e sotme ka vendosur si kusht për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, mosndryshimin e çmimit, duke premtuar "korrigjimet përkatëse" në vitin 2010. Përveç FMN-së, edhe shumë ekspertë shqiptarë kanë vërejtur se vendi ka nevojë për mbikëqyrje financiare në një vit zgjedhor, ku politikat populiste rrezikojnë të prodhojnë destabilitet. FMN lavdëron përpjekjet e qeverisë për të rritur të ardhurat e sigurimeve shoqërore, të cilat sipas raportit "kanë qenë efektive". Por megjithatë, në shumë raste, ky institucion ka kritikuar publikisht metodat aforfe të përdorura nga qeveria në këtë fushë, përfshirë praktikën e "pagave referuese" dhe rritjen e pagës minimale ligjore.
"Stafi [i FMN] i ka kundërshtuar këto masa, për shkak se diskreditimi do të dëmtojë eficencën ekonomike", thotë raporti. FMN thotë se eksperienca e mëparshme e Shqipërisë me uljen e ngarkesës së sigurimeve shoqërore nga 23.5 në 15.95 ka qenë e dështuar, pasi nuk solli rritje në eficencën e krahut të punës dhe solli rënie të fortë të të ardhurave buxhetore.
FMN kërkon që qeveria të përmbajë deficitin buxhetor në 3.9% të PBB-së, siç është rënë dakord. Por përballë faktit se nga ky deficit 3.2% shkon për rrugën Rrëshen-Kalimash, qeveria do të detyrohet të shkurtojë në nivele të paimagjinueshme shpenzimet e tjera dhe ka shumë pak hapësirë për të manovruar. "Zgjedhjet e këtij viti rrezikojnë të heqin vëmendjen e politikëbërësve nga politikat në mbrojtje të stabilitetit", thotë raporti. Të ardhurat nga privatizimi mund ta lehtësojnë disi qeverinë, por sërish janë të pamjaftueshme.