E Diel, 1 Nëntor 2026

PROCREDIT BANK I DHURON 120 FIDANë BLIRI BASHKISë KAMëZ

ProCredit Bank i është bashkuar sot nismës "Qytet i gjelbër, qytetarë të shëndetshëm", iniciuar nga Bashkia Kamzës, duke mbjellur së bashku 120 fidane bliri në bulevardin kryesor të qytetit. Gjatë ceremonisë për mbjelljen e pemëve ishin të pranishëm punonjës të ProCredit Bank dhe Bashkisë Kamëz, si dhe shumë banorë dhe biznese të kësaj zone. Në vazhdimësi ProCredit Bank ka kontribuar në projekte në komunitet dhe në rritjen e hapësirave të gjelbërta në kryeqytet dhe gjerë.

Njëkohësisht, sot Bashkia Kamëz i ka dhënë Z.Borislav Kostadinov, Drejtor i Përgjithshëm i ProCredit Bank në Shqipëri, çmimin "Mirënjohje e qytetit" për kontributin e dhënë në gjelbërimin e qytetit të Kamzës. "Kamza qytet i ri, me një komunitet shumë vital dhe me dëshira të mëdha për të mbërritur standartet qytetëruese e përparimtare, në kuadër të zhvilimit e konsolidimit të kontureve të tij si qytet bashkëkohor", është shprehur Xhelal Mziu, Kryetar i Bashkisë Kamëz. Sipas tij, ky aksion i madh për mbjelljen e pemëve në trotuarin e bulevardit "Blu" të qytetit të Kamzës është një mbështetje e madhe për gjithë komunietin e Kamzës.

Kjo nismë do të përfshijë të gjithë sistemin rrugor të qytetit, po ashtu edhe mjedise të tjera që do të hapen dhe do të rrisin gradualisht sipërfaqen e gjelbërt të qytetit, për të bërë të pranishëm dhe për të realizuar në Kamëz, shumë shpejt mjedise të përshtatshme për banorët, fëmijët e moshën e tretë, në ndihmë të rritjes së kualitetit e cilësisë së jetës së qytetit e qytetarëve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›