Peçi: Ndryshimi i Kushtetutës nuk eliminon "Dushkun"
Deputeti Spiro Peçi, gjatë një interviste për "Shqip", komenton zhvillimet më të fundit në politikën shqiptare në lidhje me ndryshimet që po kërkohet të bëhen në Kushtetutë për reformën zgjedhore. Peçi shprehet kundër prekjes së Kushtetutës për Kodin Zgjedhor, duke theksuar se veprime të tilla duhet të diskutohen dhe analizohen mirë. Deputeti i PBDNJ-së nuk përjashton mundësinë e një aleance mes PD-së e PS-së kundër partive të vogla, ashtu siç u kujton këtyre të fundit se nëse miratohet propozimi i partive të mëdha, atëherë atyre u duhet të bëjnë pakte parazgjedhore për të mbijetuar në politikë.
Socialistët kanë përgatitur një propozim për ndryshimin e Kushtetutës. Si mendoni, ky propozim është i formuluar saktë, cili është komenti juaj?
Duhet të ndajmë dy gjëra në lidhje me pyetjen që bëhet. E para nëse flasim për anën formale në lidhje me përputhjen me Kushtetutën dhe me rregulloren e Parlamentit, unë do të thosha që është një propozim në përputhje formalisht me rregullat që kërkohen për nismat ligjore që kanë të bëjnë me ndryshimin e Kushtetutës. Por në thelb problemi ndryshon. Dua të them se një ndryshim në Kushtetutë apo një nismë ligjore që ndërmerret duhet të vijë si rezultat i një analize të thellë për të parë disa dispozita konkrete që mendohet të ndryshohet, nëse ka sjellë pengesa, ka nevojë për ndryshime nuk ka qenë e zbatueshme përballë të metave të tilla, të cilat bëjnë të domosdoshme ndryshimin në Kushtetutë. Po të vihet re me kujdes edhe propozimi që bën PS-ja në relacionin që shoqëron këtë propozim edhe pse formalisht është në rregull, evidentohet si shkak ndërmjet të tjerave mangësitë e theksuara të vërejtura në sistemin zgjedhor. Gjë për të cilën mendimet tona ndahen efektivisht. Kjo, sepse sistemi që kemi sot në Kushtetutë nuk ka paraqitur asnjë mangësi nga ato që përshkruhen në relacion dhe me argumentet që sjell PS-ja. Efektivisht sistemi në vetvete që është në Kushtetutë është një sistem i cili jo vetëm nuk ka sjellë mangësi, por mangësitë e vërejtura në sistemin zgjedhor kanë të bëjnë me mënyrën e zbatimit dhe veçanërisht me shtrembërimet që janë bërë në ligjin elektoral për mënyrën e administrimit të procesit zgjedhor. Në këtë vështrim do të thosha që vetë sistemi nuk ka të bëjë fare me mangësitë e vërejtura, por është mënyra e zbatimit të këtij sistemi në praktikë. Efektivisht ato momente që pretendohen se duhet të rregullohen në sistemin e ri, nuk kanë të bëjnë fare me sistemin, kanë të bëjnë me dëshirën dhe sa të predispozuara janë vetë partitë që paraqesin kandidatët qoftë me sistemin mazhoritar qoftë edhe me sistemin që propozohet. Nuk mund të jemi dakord me ndryshimet në Kushtetutë për sa i përket sistemit zgjedhor, por për aq kohë sa vetë sistemi nuk përmban mangësi dhe mbi të gjitha kur ky sistem nuk është provuar në praktikë.
Përveç reformës zgjedhore pritet që Kushtetuta të preket sërish për reformën në drejtësi, kompetencat e Presidentit, mandatin e kryeprokurorit dhe institucioneve të tjera. A është e drejtë që Parlamenti do të "vërë dorën", mbi ligjin themeltar të shtetit sa herë le ta themi "t‘i teket"?
Ndryshimet efektivisht kanë qenë pjesë e debatit nëpër media dhe unë them se nuk është koha e përshtatshme që të bashkohen të gjitha këto ndryshime, sepse efektivisht gjëja e parë që duhet të zgjidhet është çështja e reformës zgjedhore dhe për mua reforma zgjedhore nuk duhet të prekte aktualisht Kushtetutën, po të merreshim me rregullimet që kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor. Nëse do të vini re të gjitha shqetësimet që janë ngritur deri më sot për nevojën e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, me përjashtim të fjalëve të përgjithshme që ky sistem ka mangësi, gjithçka vjen dhe konvertohet në një fjalë në fenomenin "Dushk". Fenomeni "Dushk" nuk ka nevojë që të ndryshojë Kushtetutën që të eliminohet, ajo dukuri e cila ka dëmtuar zgjedhjet deri më sot. Mund të kishte dy mënyra për zgjidhjen e këtij problemi, të cilat rregullohen në Kodin Zgjedhor. Së pari, mundej që në votime të mos ketë dy fletë votimi, një të veçantë për kandidatin dhe një për partinë, por të njësohet kandidati me partinë dhe në këtë mënyrë eliminohet "Dushku". Mund të jetë edhe një mënyrë tjetër, e cila i lë votuesit pak të drejtë për aq kohë sa nuk përputhet dëshira e tij, pra kandidati i paraqitur me partinë që simpatizon. Fenomeni i Dushkut mund të eliminohej duke u dhënë bonuse partive të mëdha, të cilat për shkak të formulës së sotme pra për votat që marrin nga mazhoritari nuk përfitojnë nga proporcionali.
Ndryshimi i Kushtetutës në vende të ndryshme të botës bëhet me Asamble Kushtetuese apo edhe me komisione të posaçme "të urtësh". Sipas jush, kjo rrugë që po ndiqet nga politika shqiptare është e vetmja?
Një gjë ka të përbashkët me vendet e tjera, kur hyjnë të bëjnë ndryshime në Kushtetutë, në vetvete kanë një seriozitet të jashtëzakonshëm, kanë një kohëzgjatje e cila është e domosdoshme për të marrë mendimin e një pjese sa më të madhe të shoqërisë që janë të interesuara për Kushtetutën dhe ka mënyra të tilla që ndryshimet në Kushtetutë nuk mund të hyjnë asnjëherë në fuqi brenda mandatit të atij Parlamenti që miraton ndryshimet. Zakonisht dhe po marr si shembull praktikën kushtetuese të Greqisë, mund të bëhen ndryshime në Kushtetutë dhe nëse i bën një Parlament që vepron sot, këto ndryshime hyjnë në fuqi për legjislaturën e ardhshme.
Partitë e vogla e kanë kundërshtuar ashpër sistemin spanjoll dhe kemi një ndarje të fortë mes PD-PS dhe forcave të tjera politike. Ka akuza për marrëveshje të fshehtë mes dy partive të mëdha. Nisja pa konsensus e kësaj reforme a ju duket e drejtë dhe si e parashikoni situatën me pas?
Unë nuk mund të them nëse ka pasur marrëveshje të fshehtë apo jo, por fakti që të dyja partitë janë të të njëjtit mendim për ndryshimin e sistemit edhe pa pasur marrëveshje të fshehtë për aq kohë sa bihet dakord që të bëjnë një ndryshim është një lloj marrëveshjeje. Lidhur me qëndrimin e partive të vogla, unë do të thosha se në demokraci secila parti duhet të debatojë dhe të japë argumente, të përdorë të gjitha mënyrat të cilat ia lejon ligji dhe i njeh shoqëria demokratike për të kundërshtuar vendimin e marrë nga partitë e mëdha, por në fund të fundit në demokraci është vota ajo që vendos se çfarë sistemi do të zgjidhet. Në qoftë se partitë e mëdha do të vazhdojnë të ngulin këmbë në këtë variant që është paraqitur në këtë komision dhe mesa duket drejt asaj po shkohet, ajo që do ta zgjidhë problemin do të jetë vota në Parlament. Nëse do të bëhen 84 vota, ne do të jemi të detyruar të pranojmë atë që do të miratohet nga Kuvendi.
Nëse miratohet propozimi i PD-PS, cili do të jetë fati i partive të vogla?
Unë mendoj se në qoftë se do të miratohet sistemi që është propozuar, kam përshtypjen se shumë nga partitë e vogla, të cilat e kanë të vështirë që në këtë sistem që e ka të përcaktuar dyshemenë e kanë të vështirë për të kapur atë përqindje që është caktuar. Atëherë, ato do të jenë të detyruara të mbijetojnë apo të zënë ca vende në Parlament vetëm duke bërë aleanca parazgjedhore. Të dalin si subjekte me një aleancë të përbashkët.