PD: Presidenti të zgjidhet edhe me gjysmën e deputetëve
Partia Demokratike ka paraqitur një draft për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit, i cili paraqet një skemë të re për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në propozimet e djeshme, që demokratët kanë paraqitur në Komisionin e Ligjeve, pritet të bëhen ndryshime thelbësore në Kushtetutë. Për sa i takon zgjedhjes së Presidentit të Republikës, i cili deri para një viti është zgjedhur me 3/5 e deputetëve, veprim i cili e ndërlikoi mjaft situatën politike në vend, pasi vetë PD-ja nuk i kishte 84 vota në Kuvend. Ndërsa në propozimin e ri të PD-së për ndryshimin e Kushtetutës, pikërisht në nenin 87, që përcaktohet zgjedhja e Presidentit, do të jetë më e lehtë. Tashmë kreu i shtetit do të zgjidhet me dy raunde. Në raundin e parë zhvillohet deri në tre votime, ndërsa në raundin e dytë zhvillohen deri në dy votime. Presidenti zgjidhet në raundin e parë, kur në një nga tre votimet e tij, një nga kandidatët merr jo më pak se 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e dytë dhe të tretë mund të paraqiten kandidatë të rinj. Kur asnjë nga kandidatët që marrin pjesë në votimin e tretë nuk siguron shumicën e kërkuar, zhvillohet një votim i katërt. Për këtë votim mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni. Kur paraqiten më shumë se një kandidat, votimi zhvillohet midis dy kandidatëve që kanë siguruar numrin më të lartë të deputetëve propozues. Në votimin e katërt, President zgjidhet kandidati që merr jo më pak se tre të pestat e votimeve të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në rast se edhe pas votimit të katërt nuk është siguruar shumica e kërkuar për një kandidat, zhvillohet një votim i pestë. Në këtë votim, i cili përbën edhe thelbin e gjithë ndryshimit, Presidenti zgjidhet kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Ndërsa në ndryshimet kushtetuese, për sa i përket nenit 104 për mocionin e besimit ndaj Kryeministrit, propozimi i ri i mazhorancës që kërkon të miratojë është: "Kryeministri ka të drejtë t‘i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri brenda 48 orësh nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit". Ndërsa në nenin 105, ndryshimi që kërkohet të bëhet është: "Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri". Në nenin 149 pritet të bëhen këto ndryshime. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit, për një mandat prej pesë vjetësh, me të drejtë riemërimi. Ndryshe nga sa e thotë aktualisht Kushtetuta, ku prokurori ka mandat të pakufizuar. Gjithashtu, në propozimin e PD-së kërkohet të shfuqizohet kapitulli 12 i Kushtetutës, i cili flet për KQZ-në. Sipas tyre, kjo duhet të hiqet nga Kushtetuta dhe të rregullohet me ligj në Kodin Zgjedhor. Pak kohë më parë, në politikën shqiptare u hodh ideja dhe u bë debati në lidhje me shfuqizimin e KQZ-së, ku u theksua fakti se ky institucion funksionon vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve dhe në periudhën tjetër ai nuk funksionon, është i paralizuar, pasi nuk ka asnjë kompetencë. Në lidhje me këto propozime të PD-së, PS-ja dhe partitë e tjera politike ende nuk e kanë dhënë mendimin e tyre, pasi janë në shqyrtim. Por, javën që vjen pritet të zhvillohet debati për të mësuar nëse PS-ja do t‘i pranojë apo jo këto ndryshime që kërkon të bëjë PD-ja në Kushtetutë.
Për zgjedhjen e Presidentit
Neni 87 si ishte
1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë se një grup propozues.
2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi, me një shumicë prej tre të pestave të të gjithë anëtarëve të tij.
3. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë.
4. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve bëhet një votim i tretë.
5. Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.
6. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë.
7. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.
8. Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurës së parashikuar nga paragrafët 1 deri në 7 të këtij neni. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhje të reja të përgjithshme.
9. Kuvendi pasardhës zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.
Neni 87 si do të bëhet
1-Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh
2-Presidenti zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Zgjedhja e Presidentit zhvillohet me dy raunde. Në raundin e parë zhvillohen deri në tre votime, ndërsa në raundin e dytë zhvillohen deri në dy votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e tij. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi i pasukses i raundit të paraprijës.
3- Presidenti zgjidhet në raundin e parë, kur në një nga tre votimet e tij, njëri nga kandidatët merr jo më pak se tre të pestat e votimit të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e dytë dhe të tretë mund të paraqiten kandidatë të rinj sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni.
4-Kur asnjë nga kandidatët që u votua në votimin e tretë nuk siguron shumicën e kërkuar, zhvillohet një votim i katërt. Për këtë votim mund të paraqiten kandidatë të rinj sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni. Kur paraqiten më shumë se një kandidat, votimi zhvillohet midis dy kandidatëve që kanë siguruar numrin më të lartë të deputetëve propozues. Në votimin e katërt, President zgjidhet kandidati që merr jo më pak se tre të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
5-Në rast se edhe pas votimit të katërt nuk është siguruar shumica e kërkuar për një kandidat, zhvillohet një votim i pestë. Në këtë votim, President zgjidhet kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Për mocionin ndaj Kryeministrit
Neni 104 si është
1. Në rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri refuzohet nga shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 ditëve, zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
2. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar 3 ditë nga paraqitja e tij.
Neni 104 si bëhet
1- Kryeministri ka të drejtë t‘i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orësh nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit shpërndarjen e Kuvendit.
Neni 105 si është
1. Në rast se mocioni i mosbesimit i paraqitur nga një e pesta e deputetëve miratohet nga shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 ditëve, zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.

Neni 105 si bëhet
1-Një e pesta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri.
2-Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri.
Për prokurorin
Neni 149 si është
1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e prokurorit.
3. Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.
4. Prokurori i Përgjithshëm informon herë pas here Kuvendin për gjendjen e kriminalitetit.
Neni 149 si bëhet
Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit, për një mandat pesëvjeçar me të drejtë riemërimi
Për KQZ
PD-ja propozon shfuqizimin e kapitullit 12, që flet për kompetencat e KQZ-së