“Mungesa e promovimit të gruas, askush s’mund të justifikohet”
29/10/2009 Presidenti Topi apelon për më shumë përfaqësim të grave në nivelet vendimmarrëse
Mungesa e promovimit të grave në krye të institucioneve shqiptare dhe vështirësia e atyre pak që e kanë gëzuar këtë promovim kanë qenë dy çështjet themelore të diskutimit të pjesëmarrësve në konferencën “Fuqizimi i grave në Shqipëri – strategji për zhvillim gjithëpërfshirës”. I pranishëm në këtë aktivitet, Presidenti i Republikës ka shprehur domosdoshmërinë e mbështetjes së gruas nga politika. “Pjesëmarrja e grave në politikë dhe në institucione është e vakët. Por ka dhe një element tjetër: edhe aty ku janë promovuar gratë, madje dhe në sistemin e drejtësisë, janë promovuar në raporte ekzaktësisht ekuivalente. Do të thosha se vështirësitë nuk janë ndërprerë. Ju e keni parë që në institucionet delikate gratë që janë përfaqësuese të këtyre institucioneve vërtet kanë vështirësitë e veta sikurse ka çdo institucion tjetër, por ka nevojë dhe për një lloj mbështetjeje shoqërore, sepse problemet në Shqipëri natyrisht janë edhe pak delikate, në sensin e debatit politik dhe të paragjykimeve”, - tha Presidenti Topi në fjalën e tij. Sipas kreut të shtetit, ka pak solidaritet për të mbështetur zonjat nëpër institucione. Për këtë ai solli një krahasim të sjelljes së grave përballë kamerave në debate televizive, ku ato janë më të lirshme, dhe sjelljes së tyre më të ndrydhur kur futen nëpër institucione apo janë pjesë e formacioneve politike. Duke iu referuar rastit të dy femrave të izoluara nga Dibra, Presidenti Topi theksoi domosdoshmërinë e njohjes së situatës në vend, të zhvillimit të një debati të gjerë, të gjetjes së një mënyre shumë racionale dhe efikase në kuadër të zhvillimi harmonik për territorin e Shqipërisë. Në këtë kontekst, ai garantoi mbështetjen e tij si kryetar shteti për iniciativa që jo vetëm promovojnë, por edhe japin zgjidhje të menjëhershme. Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste Valentina Leskaj deklaroi se legjislacioni për barazinë gjinore është ende deficitar. “Politika kujtohet për gratë më 8 mars ose në fushata zgjedhore. Në këto raste mënyra e trajtimit, për fat të keq, është më shumë përdoruese sesa përfituese për vetë gratë”, - tha ajo. Aktiviteti i djeshëm u organizua nga Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar në bashkëpunim me shoqatën e grave “Refleksione”.
Gratë e Peshkopisë, Presidenti fajëson veten
Duke filluar nga vetja dhe duke zbritur sipas hierarkisë, Presidenti Topi ka ndarë përgjegjësitë për atë që ka ndodhur me dy gratë në një fshat të Peshkopisë. Ky rast, dramatik sipas numrit një të shtetit shqiptar, ndihmon për të treguar më së miri se dimensionet e emancipimit duhen parë jo thjesht në qytetin e Tiranës, te ndërtesa e Parlamentit apo te ndërtesat e bukura që përshkojnë bulevardin e Tiranës, por në të gjithë territorin shqiptar. “Askush nuk mund të justifikohet me këtë, duke filluar nga pushteti qendror, nga Presidenti, nga ekzekutivi, nga pushteti lokal. Është e papranueshme, e papëlqyeshme. Ka ardhur koha që gratë duhet të jenë misionare me fizionominë e Nënë Terezës. Të gjithë së bashku të shohim se si janë diferencat. Të shkojmë drejt harmonizimit të standardeve. Të gjithë e kemi dëshirën dhe dëshiroj që integrimi të mos simplifikohet thjesht me lëvizjen e lirë. Njeriu lëviz i lirë kur vërtet i ka të gjitha standardet për të qenë i lire”, - tha ai.
Debati në Komision të Ligjeve
“Rama” do më shumë kompetenca për gjykimet e huaja
Kuvendi rrëzon pretendimin e Prokurorisë për të bërë ajo njoftimet e shtetasve, duke ia lënë këtë të drejtë gjykatës. Komisioni i Ligjeve ka diskutuar dje projektligjin e qeverisë “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale” dhe ka lënë në fuqi përcaktimet e Kodit të Procedurës Penale për sa u takon njoftimeve të shtetasve. “Kemi debat me Prokurorinë e Përgjithshme, që ka të bëjë me njoftimin e shtetasve, që qëndron në çështjen se cili do të jetë organi kompetent që do të bëjë njoftimin: Prokuroria apo Gjykata. Ligji shprehet se e ka gjykata, por Prokuroria në shumë raste e quan të përfunduar njoftimin e shtetasve”, - tha përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë Arben Braçe. Por ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj sqaroi se këtë pikë e ka zgjidhur qartë Kodi i Procedurës Penale, që thotë se njoftimet i bën Gjykata. Ndërsa kërkesa e Prokurorisë për të mbledhur letërkërkesat dhe për t’i shpërndarë ato më pas është reflektuar në ndryshimet e ligjit. “Në shumë raste Prokuroria e Përgjithshme nuk ka informacion mbi letra porositë e ndryshme që vijnë nga autoritet e huaja, prandaj kërkon t’i marrë ajo fillimisht ato. Pavarësisht se nuk ka shumë efiçencë, por ka informacion”, - tha Braçe. Sipas projektit, Ministria e Drejtësisë ia adreson letërporositë e autoritetit të huaj Prokurorit të Përgjithshëm, e cila po brenda 10 ditëve ia transmeton prokurorisë.
Letra urimi
Presidenti i PE-së uron Topallin për rizgjedhjen
Presidenti i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek, dhe ai i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jasim Mohamed al Kharafi, i kanë dërguar nga një letër Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, përmes së cilës e urojnë për rizgjedhjen e saj në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Në mënyrë të veçantë presidenti i PE-së, Buzek, në letrën e tij e cilëson si një sfidë të përbashkët punën për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. “Duke ju falënderuar për ftesën tuaj për të vizituar vendin tuaj të bukur, pres me kënaqësi të punojmë së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta për ta afruar Shqipërinë me Bashkimin Evropian”, -thuhet në letrën e Buzekut. Ndërsa kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit ka theksuar në letrën e tij se rizgjedhja e Topallit konfirmon besimin në aftësitë e saj për të përmbushur angazhimet e këtij pozicioni. “Është kënaqësi për mua t’i përcjell Shkëlqesisë Suaj përgëzimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen si Kryetare e Kuvendit të vendit tonë mik, Shqipërisë. Kam bindjen se përpjekjet Tuaja do të ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve midis dy parlamenteve tona në interes të dy shteteve”, - thuhet në letrën e tij.