Zhdukja e Hoxhës, gjykata lexon dëshminë e mjekut që ndërroi jetë
29/10/2009 Gjyqi për biznesmenin
TIRANË-Ylli Xhaxhika ndërroi jetë gati një javë më parë, pikërisht në kohën kur gjykata vendosi ta marrë në pyetje. Por dje u lexuan deklarimet e tij dhënë në vitin 2003, ku thuhet se “Ka qenë një rast i vetëm dhe më ka mbetur në kujtesë, viti mund të ishte fundi i vitit 1995, isha në punë paradite dhe mora urdhër nga eprorët e mi që nuk më kujtohet se nga kush, që do të shkoja me disa oficerë të Drejtorisë së SHIK-ut të Tiranës, në një vend po se ku nuk m’u tha. Jemi nisur me një autoveturë, rrugës ecnim shumë shpejt. Kemi shkuar tek një vile afër hotelit të gjuetisë Lezhë. Ishte një vile njëkatëshe me shumë dhoma, jashtë oborrit kishte shumë bar (ishte i pakorrur). Në kohën që arritëm atje më thane se kjo është vila e Mehmetit. Personat që ishin me mua e që u nisëm nga Tirana, duhet të ishin të SHIK-ut të Tiranës se u kthyen përsëri me mua në Tiranë. Në një nga dhomat e asaj vile kur futeshe drejt djathtas kishte vetëm një krevat tek dhe penxherja me hekura të trashë. Aty ishte një person i ri në moshë rreth 30 vjeç, mbaj mend shumë i palarë ishte fillimisht vetëm me të mbathura dhe më pas pasi e lanë ai ishte i veshur me bizhama spitali. Mbaj mend që ai kishte debulesë të përgjithshme dhe kur e vizitova nga barku, vura re që ai përfund barkut kishte një shenjë si të një operacioni të vjetër po nuk më kujtohet në të majtë a në të djathtë”.
A. Çuka