Pasojat e uljes së normës bazë të interesit të lekut
29/10/2009 Fullani: Investimet e sektorit privat në ekonomi paraqiten në rënie
Banka e Shqipërisë vendosi uljen e normës bazë të lekut me 0.5 për qind, duke çuar në nivelin 5.25 për qind. Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës theksoi se tremujori i tretë i këtij viti shënoi rritje pozitive. Sipas tij, në periudhën janar-shtator 2009 inflacioni ka qenë brenda objektivave të BSH-së me 2 për qind. Sipas Fullanit, nëse ulja e normës së interesit do të jetë apo jo efektive kjo do të varet tërësisht nga sjellja e tregut. Sipas Guvernatorit, një rol të rëndësishëm në këtë mes do të luajnë politikat fiskale, ndërsa tërheqja e investimeve të huaja duhet të jenë në fokus të politikave të zhvillimit. “Investimet e sektorit privat në ekonomi paraqiten në rënie. Bankat vazhdojnë të aplikojnë kushte të shtrënguara për dhënien e kredisë, ndërkohë që njëkohësisht evidentohet rënie e kërkesës për konsum dhe investime nga sektori privat. Rritja vjetore mesatare e kredisë për sektorin privat për muajt qershor – gusht rezultoi 16 për qind në terma nominalë, ndjeshëm më e ulët se mesatarja e pesë muajve të parë të vitit prej 29 për qind”, - theksoi Fullani.
Ulja e normës
Ulja e normës bazë të interesit për monedhën vendase prite prej kohësh nga drejtues të bankave të nivelit të dytë, si një nxitës për uljen e interesave të depozitave në lekë dhe valutë, si dhe lehtësim të kredimarrjes. “Banka e Shqipërisë vendos të ulë me 0.5 për qind normën bazë të interesit. Pas kësaj ulje kjo normë arrin nivelin 5.25 për qind. Këshilli Mbikëqyrës ka arritur në përfundimin se tre mujori i tretë i 2009-s është karakterizuar nga shenja pozitive në tregjet ndërkombëtare, në veçanti tre mujori i tretë shënoi pikë kthese në drejtim të kthimit të besimit të publikut në sistemin bankar. Stabilizimi i situatës së likuiditetit, rritja e qëndrueshmërisë financiare dhe tregues i mirë i kapitalizimit përbën një platformë solide për rigjallërimin e tij. Kontributi më i mirë i Bankës së Shqipërisë dhe masa që vjen sot është që inflaiconi të jetë në nivel normal dhe Banka garanton që inflacioni do të jetë në nivele të ulëta”, - deklaroi Fullani. Ndër problemet me të cilat autoritetet përgjegjëse duhet të punojnë më fort është ruajtja e parametrave të premtuara për deficitin, i cili ka pësuar vetëm një rënie të lehtë, apo edhe rritja e investimeve dhe eksporteve, të cilat kanë shënuar rënie gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2009. “Ky ngushtim pasqyron një ngadalësim si të importeve ashtu edhe të eksporteve të ekonomisë, ndërkohë që remitancat kanë regjistruar një reduktim relativisht më të ulët se në tremujorët paraardhës. Megjithatë, deficiti i llogarisë korrente mbetet ende në nivele të larta duke reflektuar konsumin e lartë të ekonomisë shqiptare dhe pamundësinë e kapaciteteve prodhuese në vend për t’iu përgjigjur atyre. Të ardhurat e privatizimit dhe huamarrja në valutë e sektorit publik gjatë kësaj periudhe kanë bërë që bilanci i pagesave të rezultojë pozitiv në tërësinë e tij, por qëndrueshmëria e ardhshme e tij duhet të mbështetet në faktorë më afatgjatë”, - tha Fullani. Sipas tij, në muajin gusht u rrit numri i depozitave dhe kursimet janë te kënaqshme, ndërsa norma e papunësisë ka qenë në nivelin e pranueshëm prej 12.7 për qind.