E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM: Atak në zemër, protesta dhe një fjalim i fortë

Share

Ish- diktatori egjiptian (në foto poshtë duke dalë nga salla e gjyqit), pësoi një atak në zemër pak pasi u dha vendimi se ai do të kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg. Ndërkohë, në vend shpërthyen protesta. Shumë njerëz ankoheshin për dënim të butë ndaj Mubarak. Të tjerë u ankuan se pse katër zyrtarë të sigurisë ishin shfajësuar. Dhe dy djemtë e Mubarak u shfajësuan nga akuzat për korrupsion. Por ndërkohë Mubarak dhe ish- ministri i Brendshëm morën dënim me burg përjetë, duke dhënë një leksion për Shqipërinë, ku po gjykohen ekzekutorët dhe jo urdhëruesit.

Ajo që habiti më shumë ishte një fjalim me fjalë të forta nga gjykatësi i çështjes, Ahmed Rifaat. Njerëzit morën frymë lirisht pas një makthi që nuk zgjati pak, por 30 vite të zeza. Djemtë paqësorë të këtij vendi dolën nga çdo luginë e këtij vendi duke protestuar kundër padrejtësisë, shtypjes dhe poshtërimit. Ata u drejtuan për në Sheshin Tahrir, në Kajro, duke kërkuar vetëm drejtësi, liri dhe demokraci nga ata që e mbanin për fyti këtë vend duke bërë mëkate të rënda, tirani dhe korrupsion, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›