Hapja e dosjeve, grupet e interesit, kundër qëndrimeve të PS-së
Komisioni i Ligjeve është përballur dje me një debat delikat, mbi hapjen e dosjeve të periudhës komuniste. Kësaj here debati ishte ndryshe nga herët e tjera, ku kanë dominuar akuzat politike, pasi të ftuar ishin krerët e shoqatave dhe instituteve të të ish-përndjekurve politikë, të cilët dhanë mendimet e tyre mbi këtë ligj. Pavarësisht se kryetari i ri i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, ndonëse në mbledhjen e tij të parë në këtë komision, tentoi të mbyllë mikrofonat për debatin politik, një gjë e tillë nuk u arrit. Fillimisht kryetarët e shoqatave dhanë mendimet dhe apelet e tyre, ku theksuan se ligji që do të miratohet duhet të pastrojë shoqërinë nga mbetjet e komunizmit. Ata kërkuan përjashtimin nga vendimmarrja publike të të gjithë ish-zyrtarëve apo bashkëpunëtorëve të regjimit komunist. Në këtë pikë, pyetjet e deputetëve acaruan situatën. Deputeti socialist, Arben Isaraj, një nga relatorët e ligjit, mbasi dëgjoi me vëmendjen mendimet e ish-të përndjekurve, deklaroi se dosjet duhet të hapen të gjitha, pa përjashtuar askënd, madje të bëhen publike. Ai kërkoi hapjen e dosjeve edhe për median. Ndryshe nga mendimet e ish-të përndjekurve, Isaraj nuk përmendi që ligji duhet të përjashtojë ish-zyrtarët e Partisë së Punës.
Debati
Deklarata e Isarajt acaroi situatën në sallë. Përtej pjesës së parë, ai tha njëkohësisht se Rezoluta e Këshillit të Evropës, e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, nuk prek pjesën e “pastrimit” të zyrtarëve. Ai shtoi se ky ligj nuk i shërben dekomunistizimit të shoqërisë. “Dekomunistizimi ka gjëra të tjera. Sigurisht që kemi miratuar një rezolutë që nuk lidhet me lustracionin. Nuk lidhet me lustracionin në vitin 2008 rezoluta e fundit që kemi miratuar. Lustracioni quhet që është bërë njëherë edhe për Evropën, pavarësisht si është bërë. Tani ngrihen probleme të tjera mbi atë rezolutë”, - tha Isaraj. Reagimi i parë erdhi nga Elsa Ballauri, aktivistja e njohur e të drejtave të njeriut, e cila kundërshtoi deklaratën e Isarajt. Ajo tha se lubrifikimi i zyrtarëve dhe hapja e dosjeve është pjesë e dekomunistizimit të shoqërisë. Ballauri përmendi edhe eksperiencat e huaja dhe vlerësoi se në vendin tonë kjo duhej të ishte bërë që në fillimet e tranzicionit. “Natyrisht që lidhet, është pjesë e dekomunistizimit. Përvoja gjermano-lindore ka bërë që të gjithë njerëzit të verifikoheshin dhe të merrnin dosjen e tyre. Kam folur me specialistë gjermanë dhe më thanë se konfliktet ishin të pakta sepse u bë që herët. Problemi këtu është se po e nisim në vitin 2008”, - tha Ballauri. Reagimi tjetër erdhi edhe nga Adrian Kati, kryetari i Qendrës për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës, i cili e vlerësoi arsyetimin e deputetit Isaraj, si ideologji të vetë Sigurimit të Shtetit. “Zoti Isaraj, unë nuk u njoh personalisht, por u kam ndjekur në debate të ndryshme. Më duket se ke prekur në drejtimin teknik të dosjeve. Sikur të kishit qenë ideologu i Sigurimit të Shtetit të asaj kohe, nuk do të kishe folur më mirë. E ngule gozhdën me këto që the”, - tha Kati. Më pas deputetët kërkuan që seanca të mbyllet dhe shoqata e ish-të përndjekurve të marrin pjesë në diskutimet nen për nen të ligjit për hapjen e dosjeve.
Debati në Komisionin e Ligjeve Arben Isaraj Unë dua të di, a do të hapen njëherë e mirë, pse jo të gjitha dosjet. Mediat të kenë akses. Dhe unë kur dua të kandidoj, media të marrë dosjen time. Në këtë mënyrë mbyllet njëherë e mirë. Mos të kemi më pseudonime që sillen rrotull. Dekomunistizimi ka gjëra të tjera. Sigurisht që kemi miratuar një rezolutë që nuk lidhet me lustracionin. Nuk lidhet me lustracionin në vitin 2008 rezoluta e fundit që kemi miratuar. Lustracioni quhet që është bërë njëherë edhe për Evropën, pavarësisht si është bërë. Tani ngrihen probleme të tjera mbi atë rezolutë. Elsa Ballauri Natyrisht që lidhet, është pjesë e dekomunistizimit. Përvoja gjermano-lindore ka bërë që të gjithë njerëzit të verifikoheshin dhe të merrnin dosjen e tyre. Kam folur me specialistë gjermanë dhe më thanë se konfliktet ishin të pakta sepse u bë që herët. Problemi këtu është se po e nisim në vitin 2008. Duhej të ishte bërë që në fillim. Ne kërkuam të zhvillohemi mbi krime. Lustracioni duhet të prekë të gjitha administratën, pjesën e vendimmarrjes së saj. Nuk mund të jenë këshilltarë apo drejtues ata që kanë shërbyer në kohën e komunizmit Adrian Kati Zoti Isaraj, unë nuk u njoh personalisht, por u kam ndjekur në debate të ndryshme. Më duket se ke prekur në drejtimin teknik të dosjeve. Sikur të kishit qenë ideologu i Sigurimit të Shtetit të asaj kohe, nuk do të kishe folur më mirë. E ngule gozhdën me këto që the. Rusmali Ne duam të dimë nga ju se ç’mendim keni. Pra, deri në çfarë pjese të administratës duhet të shkojë lustracioni si dhe a mendoni se dosjet duhet të bëhen publike. Janë të ndryshme, por janë komponente të njëra-tjetrës. Simon Miraka Mendoj se hapja e dosjeve është e domosdoshme, sepse jemi vetë dëshmitarë të akuzave dhe kundërakuzave, qoftë nga prokurorët, hetuesit, apo edhe Parlamenti i asaj kohe. Hapja e dosjeve do të ndikojë pozitivisht jo vetëm për ne, por edhe për të ardhmen e fëmijëve tanë. Sigurisht administrata duhet të pastrohet në të gjitha nivelet e saj. Të mos harrojmë se në këtë administratë kemi kryetarë dege, hetues, prokurorë, të cilët i kanë shërbyer edhe atij shërbimi. Tomorr Aliko Ata që kanë qenë pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit të atëhershëm, u bëj thirrje që të largohen me vetëdijen e tyre pa u verifikuar. Kjo çështje duhet të ishte bërë kohë më parë, e megjithatë dua t’iu siguroj ata që mendojnë se kjo është një çështje kalimtare, që nuk do të prekë asnjë prej tyre. Të hapen dosjet dhe të gjykohen të gjitha rastet, pasi në administratë nuk duhet të ketë më njerëz që kanë qenë nomenklatura të atij regjimi. Duhet të hapen dosjet, dhe në emër të shoqatës së të përndjekurve e bëj këtë thirrje për të distancuar sa më shumë krimet e komunizmit” Topalli: Askush nuk do t’i shmanget verifikimit Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, është shprehur ditën e djeshme tepër e vendosur se ligjit të hapjes së dosjeve të ish-diktaturës dhe dënimeve të krimeve të saj, do t’i shkohet deri në fund. Ajo u shpreh gjatë një interviste, se këtij procesi nuk do t’i shpëtojë askush, madje edhe ata politikanë që janë verifikuar nga komisionet e mëparshme. “Është parim bazë dhe e kam përsëritur edhe herë tjetër që verifikimi të nisë nga kryetari i Parlamentit e të vazhdojë me të gjithë zyrtarët e lartë dhe kryetarët e partive politike. Personalisht mbroj fort idenë që edhe politikanët që janë verifikuar 2 apo 3 herë edhe nga PS edhe nga PD, të riverifikohen. Duke votuar dhe firmosur këtë ligj si deputete dhe kryetare e Kuvendit, do të jetë një ditë kur do të jem krenare se po i bëj një shërbim të madh vendit tim për t'u ndarë njëherë e mirë nga e kaluara që ka qenë nga më të egrat”, - tha Topalli. Ajo iu përgjigj edhe kryetari të PS-së, Edi Rama, ku u shpreh se përshëndeste qëndrimin e tij. “Përshëndes ndryshimin e qëndrimit të shprehur nga zoti Rama dhe shpresoj shumë të jetë kështu dhe të mos jetë demagogji, por kjo sigurisht do të provohet në sallën e parlamentit. Gjithmonë kam besuar se ky ligj duhet te jetë një ligj me "tolerancë zero" ndaj çdo oficeri dhe spiuni të Sigurimit te Shtetit, pa klauzola lehtësuese, pra një ligj me një nen, po të ishte për mua. Pa çrrënjosur nga jeta publike rrjetin e "gestapos" shqiptare ky vend nuk ka të ardhme në Evropë, dhe këtë po jua them si një njeri që sigurimin e shtetit dhe spiunët e tij i kam pasur ne kurriz, jo që nga dita kur kam lindur, por 20 vjet para se të lindja, që në 1944-n”, - deklaroi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.