Zbardhet dosja e korrupsionit të ARMO-s, Bejtaj në krye
Një tentativë për korrupsion në privatizimin e kompanisë shqiptare të naftës ARMO ka në krye të listës së saj një ish-zyrtar të lartë të Ministrisë së Ekonomisë. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e organizimit në këtë ministri deri në vitin 2005, Skënder Bejtaj, mbiemri i të cilit është i njohur në rrethet politike, pikërisht për faktin se bëhet fjalë për vëllain e tij, deputetin e Partisë Socialdemokrate, Ëngjëll Bejtaj. Burime të brendshme pranë Ministrisë së Ekonomisë bëjnë të ditur për gazetën se po në të njëjtin vit, 2005, Bejtaj u shkarkua me motivin reformë për t’u rikthyer në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, si specialist në vitin 2007. Të njëjtat burime saktësojnë se Bejtaj, pas tentativës së tij për të ndërhyrë në tenderin e ARMO-s, drejtuesit e ministrisë e shkarkuan nga detyra tri muaj më parë. Në lidhje me këtë çështje, zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë do të mbajnë një qëndrim publik për të saktësuar se çfarë ka ndodhur. Dosja në fjalë tashmë ka kaluar ekspertizën e policisë dhe ka kaluar në dorën e Prokurorisë së Tiranës. Burime pranë Policisë shprehen se dosja është në fazën e fundit të përpilimit dhe do të kalojë edhe në ekspertizën e Policisë Gjyqësore për të evidentuar fakte shtesë në lidhje me këtë skandal. Bëhet e ditur se Prokuroria do të veprojë më tej me këtë çështje, si dhe do të kërkojë të gjithë dokumentacionin dhe provat përkatëse. Ministria e Ekonomisë, përpara hapjes së ofertave për privatizimin e ARMO-s, kërkoi ndihmë edhe nga strukturat ndërkombëtare në lidhje me këtë tender, për të shmangur të gjitha ndërhyrjet e mundshme që mund të vinin nga jashtë. Zëvendësministri i Ekonomisë, Neritan Alibali, doli në një konferencë për shtyp, pak ditë përpara hapjes së ofertave për tenderin, nga ku kërkoi angazhimin e strukturave ndërkombëtare për të ndaluar ndërhyrjet në tender. Tenderi do të zhvillohej në pranverën e këtij viti nga ku do të dilte fitues kompania amerikane “Refinery Associates Of Texas”, e cila ofroi 125 milionë euro për blerjen e 85 për qind të aksioneve të ARMO-s, si dhe një shumë prej 240 milionë eurosh për të investuar në këtë kompani. Në këtë tender morën pjesë edhe disa kompani të tjera, por ofertat e tyre ishin dukshëm të papërfillshme në raport me atë që ofruan amerikanët e “Refinery Associates Of Texas”.
Qeveria miraton kontratën e shitjes së ARMO-s
Këshilli i Ministrave miratoi ditën e djeshme kontratën e shitjes së 85 për qind të aksioneve të kompanisë shqiptare të naftës, ARMO, tek konsorciumi amerikan “Rafineri Asociated Anica Texas”. Kjo kontratë, me një vlerë prej 125 milionë eurosh do të shkojë në Kuvend për miratim, ku më pas kontrolli i ARMO-s do të jetë në dorën e amerikanëve. Konsorciumi amerikan “Rafineri Asociated Anica Texas”, një nga 4 kompanitë pjesëmarrëse, ofroi për blerjen e 85% të aksioneve të ARMO-s, ofertën prej 125 milionë euro, si dhe 240.5 milionë euro për programin e investimeve në 4 vitet e ardhshme në ARMO. Kompania “Petrofac Energy Development Corp” dha për blerjen e 85% të aksioneve vlerën prej 30 milionë euro, ndërsa për programin e investimeve, vlerën 66 milionë euro. Grupi “Penta Investment Group” ofroi shumën prej 10 milionë eurosh për blerjen e 85% të aksioneve të ARMO-s, si dhe 198.4 milionë euro për programin e investimeve. Grupi “Vitol Us Balkan Funds Euroil” ofroi 100 milionë euro për të blerë 85% të aksioneve të ARMO-s. Tenderi për privatizimin e kompanisë së naftës ARMO vjen pas atij të zhvilluar në vitin 2004, i cili dështoi për mungesë konkurrence. Në tenderin e atij viti u paraqit vetëm një ofertë me vlerë 10 milionë euro, ndërkohë që i gjithë vlerësimi për kompaninë nuk i kalonte 20 milionë eurot. Ndërsa në kohët aktuale, situata paraqitet krejt ndryshe. Ofertat e paraqitura nga 4 kompanitë kanë tejkaluar mbi 2 herë edhe vlerën më optimale të dhënë nga kompania amerikane e konsulencës së privatizimit të ARMO-s, “Pattom Boggs”. Oferta më e mirë u paraqit nga konsorciumi amerikano-zviceran e udhëhequr nga “Rafinery Associated of Texas”, së bashku me “Mercuria Energy Group Limited” dhe “Anika Enterprises SA”.
Konsorciumi amerikan vlerëson miratimin e kontratës
Konsorciumi i përbërë nga 3 kompanitë “Anika Enterprises SA”, “Refinery Associates Of Texas”, “Mercuria Energy Group”, i cili dha ofertën më të mirë për ARMO-n, ka vlerësuar ditën e djeshme finalizimin e procesit te vendimmarrjes nga institucionet e qeverisë së Shqipërisë për blerjen e 85 % të aksioneve të kompanisë rafinuese ARMO. “Konsorciumi dëshiron të shpreh se kompania ARMO do të hyjë së shpejti në një fazë të re të administrimit dhe zhvillimit të saj. Me një projekt investimi të parametrave modern në një shifër prej 240 milionë dollarë për 5 vitet e para, konsorciumi do të ndërmarrë hapa për ta sjellë produktin e dy rafinerive të Ballshit dhe Fierit në përputhje me kushtet dhe kërkesat më të mira të tregut”, - tha Rezart Taçi, drejtori i konsorciumit. Investimi sipas drejtorit të konsorciumit do të përfshijë rinovimin e teknologjisë, infrastrukturën teknike dhe atë profesionale, trajnim të punonjësve, reforma sociale duke vlerësuar padyshim përvojën e punonjësve të kompanisë ARMO.