E Diel, 1 Nëntor 2026

FRESSH dhuron gjak për talasemikët

Forumi i Rinisë Eurosocialiste i përgjigjet apelit që bëri Kryqi i Kuq Shqiptar për dhurimin e gjakut. Selia e Partisë Socialiste të Shqipërisë u kthye dje paradite për disa orë në qendër të dhurimit të gjakut, ku Kryqi i Kuq Shqiptar ishte i pranishëm me pajisjet dhe medikamentet e nevojshme. Të asistuar nga stafi i Kryqit të Kuq, të rinjtë anëtarë të FRESSH-it dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë, me moton: “Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!”. Duke shprehur edhe një herë tjetër gatishmërinë për të ndihmuar fëmijët, të cilët kanë nevojë parësore për gjak, por që sistemi shëndetësor shqiptar nuk mund t’u vijë në ndihmë, FRESSH, me anë të koordinatores Arba Zaçe, u bën thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë t’i bashkëngjiten nismës së këtij forumi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›