E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF Komision etike per sjelljen e zyrtareve

Ishte një mbledhje e zakonshme, ashtu siç e kishte të shkruar që në titull, veçse, u morë edhe ndonjë vendim jo krejt i rëndomtë. Federata Shqiptare e Futbollit e zhvilloi në Shkodër Asamblenë e saj të zakonshme vjetore, mbledhje ku u krijua një komision etike dhe ku u vendos të merreshin në shqyrtim 3 tituj të mbetur peng të kohës.
Një Komision i Etikës, i përbërë nga 5 anëtarë, u ngrit me synim për të vëzhguar sjelljet e zyrtarëve gjatë ndeshjeve, pra bëhet fjalë për të deleguarit e Federatës, vëzhguesit dhe gjyqtarët, dhe për të marrë masa nëse puna e tyre nuk shkon siç duhet. Bejkush Birçe, Ardian Leka, Fatmir Braka, Adriatik Braçe dhe Bashkim Koka janë anëtarë të Etikës.
Kampionatet viteve 1939, 1940 dhe 1942, dy të fituar nga Tirana dhe një nga Vllaznia, do të merren në shqyrtim nga një komision tjetër, ndërsa më 1942 u zhvillua i pari dhe i vetmi kampionat mbarëkombëtar, me pjesëmarrje të skuadrave nga Kosova.
Presidenti Armand Duka, siç i takonte, ishte drejtuesi i kësaj asambleje.
Ndërkaq, u miratua edhe një buxhet vjetor, për të cilin nuk është se u dhanë hollësi, por ku u theksua se pjesa më e madhe e shpenzimeve do të jetë për ekipin kombëtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›