Gjermania mund ta fitojë 'Euro 2012'

Dhe, pasi përfundoi në pozitën e tretë dhe të dytë në dy kompeticionet e fundit të rëndësishme, Low ndien se ka ardhur koha për ta fituar trofeun e çmueshëm. “Po, jam optimist. Jemi ekip i cili ka vlera dhe kjo është arsyeja se pse njerëzit mund të na identifikojnë ne. Kjo më bën mjaft krenar”, tha trajneri gjerman në një intervistë për magazinën gjermane ‘Stern’.
Sipas Low, vlerat e Gjermanisë janë: disiplina, ambicia, pasioni dhe vullneti për lojë. “Kjo na bën ne që të dukemi si të jemi duke e performuar ushtrimin më të lehtë në botë”, vazhdoi ai.
Low po mundohet ta ndërtojë një ekip të përshtatshëm për t’u bërë ballë ekipeve tjera në Evropian. “Ne planifikojmë ta shtypim lojën e kundërshtarit, duam ta diktojmë mënyrën se si ata luajnë. Kjo do të thotë se kemi nevojë t’i sulmojnë ata në gjysmën e fushës së tyre. Dhe, kur e humbim topin, të mos tërhiqemi gjithmonë. Duke i mbajtur kundërshtarët larg portës sonë, është diçka që mund ta mësojmë. Për këto gjëra do të përgatitemi”, vazhdoi ai.