E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëndohet Terry, duhet të operohet

John Terry nuk ka mundur ta ndihmonte Chelsean të martën mbrëma ndaj Napolit, në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi anglez u detyrua të hiqte dorë nga kjo ndeshje për shkak të një problemi me gjurin e djathtë.

Sipas mediave britanike, përfaqësuesi anglez duhet të operohet këto ditë në Londër. Si rezultat i kësaj, ai do të mbetet jashtë fushës së blertë 6-8 javë.

Të hënën ai kishte stërvitur rregullisht me skuadrën në Napoli, por të martën paradite ka ndier dhimbje të mëdha në gju. 31 vjeçari vuan nga lëndimi në gju që nga 8 janari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›