E Diel, 1 Nëntor 2026

Huntelaar, i vendosur ta fitojë ‘Këpucën e Artë’

Sulmuesi i Schalkes, Klaas-Jan Huntelaar thotë se do të bëjë gjithçka që është e mundur, për t’ia rrëmbyer sulmuesit të Bayern Munichut, Mario Gomez titullin ‘Këpuca e Artë’ në Bundesligë këtë sezon.

Ish futbollisti i Ajaxit, Real Madridit e Milanit, aktualisht i është bashkuar sulmuesit gjerman në krye të listës së golashënuesve me 18 gola.

28 vjeçari e barazoi Gomezin fundjavën që shkoi, duke realizuar dy gola në fitoren ndaj Wolfsburgut, ndërkohë që fituesi i vitit të kaluar i këtij çmimi dështoi të shënonte ndaj Freiburgut.

Ndërkohë, përfaqësuesi holandez mund ta kalonte Gomezin, po të shënonte nga penalltia, në ndeshjen e fundit. “Ishte me të vërtetë frustruese. Unë gjuajta mjaft dobët nga penalltia. Natyrisht, unë dëshiroj të shënoj më shumë se Gomezi. Jam i kënaqur që jam në krye të listës së golashënuesve”, theksoi Huntelaar për ‘Bild’.

Holandezi do të përballet me rivalin e tij direkt të dielën, kur ‘Royal Blues; do të udhëtojnë drejt Allianz Arenas për t’u përballur me ekipin e Jupp Heynckes.

“Do të ishte një gjë e madhe për ekipin nëse shënoj kundër Bayernit, por ata luajnë në shtëpi, kështu që janë favoritë”, përfundoi Huntelaar.

Bavarezët, fundjavën që e lamë pas ranë në vendin e tretë, vetëm një pikë përpara Schalkes, e cila është e katërta. Ndeshja do të fillojë në ora 15:30.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›