E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mango Tropikal”, atje ku thyet tabuja shqiptare



Nga Bronksi, Beqir SINA
Në një rrugë të ngjeshur biznesesh, lagje e njohur emigratësh në Bronks - Nju Jork, lulëzon çdo ditë e më shumë edhe biznesi i suksesëshëm shqiptar. Gjithëkush që e ka vizituar ose kalon një pjesë të ditës në rrugën Arthure Avenue dhe segmetet e rrugëve që e ndajnë atë prej “180 Str.” e deri te “189 Str.”, ka pasur rastin të frekuentojë një restorant, bar-kafe, piceri ose shitore (grocery) me pronarin shqiptar. Çdo njeri ka arritur të ndjejë sadopak, atë atmosferën dhe shijen e këndshme të vendlindjes. Shqiptarët, në këtë pjesë të kësaj lagjeje, janë bërë “mbretërit” e biznesit, duke konkuruar fuqishëm edhe italianët e famshëm të rrugës “Arthure Avenue”. Gjatë këtyre dy dekadave të fundit në këtë zonë biznesi i vogël e i mesëm janë bërë hallkat kryesore të fitimit për shumë emigrantë shqiptarë. Por nuk duhet harruar se jo të gjithë shqiptarët që jetojnë në Amerikë apo në Bronks janë të suksesshëm. Megjithatë, mund të themi se të gjithë e gjejnë pak Shqipëri e pak Kosovë këtu në një vend të largët e shumë të madh si SHBA-të. Arti, muzika e piktura, por edhe guzhina shqiptare nuk mungojnë. Madje ka edhe lokale që i kanë thyer tashmë tabutë shqiptare, të cilat ndërthurrin biznesin me artin e tablove dhe skulpturave erotike. Piktori Nexhat Imeraj, që është dhe autori i kësaj vepre shprehet: “Kjo ide më lindi kur mbarova punën e nisur në një lokal tjetër në Kuins pak kohë më parë.”
Ndërsa pronari i këtij lokali të veçantë, të quajtur “Tvvo star” (Dy yjet) Izet Kolena sapo e pa punën e artistit Imeraj në lokalin në lagjen Kuins, kërkoi që ta kishte patjetër edhe ai një ambjent të tillë. Artisti rrëfen më tej për nisjen e kësaj pune të veçantë: “Erdha dhe kontaktova me pronarin, duke i treguar se kisha një ide që të ndertoja edhe këtu të njëjtën pamje murale, ashtu si një lokal në South Beach në Florida, me piktura dhe skulptura ekzotike. Dhe i premtova se do të bëja një gjë të mirë, nga më të bukurat e qytetit tonë, me kompozim, koncept dhe ngjyra të larmishme.” Pronari i lokalit, Izet Kolena nga Gucia, i ndryshoi dhe emrin lokalit në “Mango Tropikal Restaturant”. Ai tregon për gazetën se “Kam provuar të bëj diçka të ngjashme me të njëjtin artist, Nexhat Imerajn, të njëjtën që është bërë në lagjen tjetër të Nju-Jorkut në Astoria-Kuins. Kjo është një eksperiencë e shumë bizneseve që kërkojnë të “gërshetojnë” artin me restorantin.” Gjithashtu, Kolena thotë se “Janë dy gjëra të bukura që i ngjajë shumë njëra-tjetrës, pasi edhe guzhina është art. Kur vjen në një lokal të tillë, ku muri është i veshur nga piktura dhe skulptura të bukura, atëherë edhe lokali bëhet më tërheqës për klientët. Ky, lloj biznesi ka qenë ëndrra ime.”

Thyerrja e tabuve shqiptare

Në anën tjetër piktori Nexhat Imeraj shprehet: “Në këtë lokal kam derdhur gjithë eksperiencën time të këtyre punimeve në pikturë e skulturë. Kam pasur përvojë në disa qytete të Shqipërisë duke nisur nga Tropoja, Gjirokastra dhe Tirana.” Por në Shqipëri piktori nuk mundi të thyente asesi tabutë provinviale ndaj sensualizmit dhe lakuriqësisë që kërkon arti. “Në Shqipëri jam ndierë i ndrydhur dhe asnjëherë nuk kam pasur lirinë e të aplikuarit të talentit tim. Atje artisti është i frustruar, i nëpërkëmbur dhe i pavlerësuar.” Artisti vijon më tej të shpjegojë se “Kam ditur që t’i organizoj mirë gjërat në artin tim. T’i lidh ato me estetikë në lidhje me kohën dhe ambjentin. Këtu në SHBA, kam më shumë dëshirë, vullnet e frymëzim për të bërë art të mirëfilltë. Edhe në punët e mia në lokalin “Mango tropikal” kam zgjidhur ngjyrat e jetës. Jeshilja për të treguar tropikun, kurse e kuqerremta për të treguar perëndimin e diellit. Jam munduar të bëj diçka në mënyrë që kur klienti të hyjë në lokal të ndihet me të vërtetë sikur është futur në një ambient tropikal natyror.

Skulpturat erotike dhe peisazhi

“Mango Tropikal” ka gjashtë skulptura si dhe disa piktura peisazhe të përmasave murale. E para; është lindja e ditës me ujin, dy komponentët më kryesorë që përbëjnë edhe jetën. Pastaj vjen drita edhe uji. Pastaj realja dhe irrealja, ekzistenca midis të dyjave. Artisti Imeraj thotë se “Kur punoj gjej kënaqësinë që të sjell vet jeta në pikturë. Ndërsa, në skulpturat këtu shikohet zhvillimi i trupit të njeriut, elegant e i shëndetëshëm. Ky quhet art i kuq, (red art). Jam munduar të bëj krijimin e rrymave të brendëshme tek njerëzit, atyre rrymave eleketrike, të cilat sjellin vetëm dashuri. Shumica e skulpturave qëndronjë varur mbi lokal sikur të jenë ato “çatia e dashurisë.” Në punimet e tij në skulpturë, pikturë e veshje artisti ka përdorur plastër e bojëra muri dhe për përforcim, gjithçka është e veshur në hekur me plastër e gips. Siç thotë vet ai, i duket sikur pikturat dhe skulpturat flasin me njëra-tjetrën me të njëjtën gjuhë. Janë si një ansambël ku secila prej tyre ka zërin e vet. “Gjithçka ka koncepetin e qetësisë, shijimin e jetës, ndaj edhe unë zgjodha erotizmin si pjesën e jetës së përditëshme, pikërisht atë pjesë të jetës me më pak strese...”

2 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›