FSHF, në FIFA për çështjen e biletave

22/03/2005 Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Arben Bici, thekson se vetëm organi më i lartë i futbollit në botë, mund të vendosë për pretendimet e grekëve
Çështja e biletave të ndeshjes Greqi-Shqipëri, përplas dy federatat përkatëse. Ndeshja mes dy Kombëtareve tona ka hyrë në një etapë të re. Pas pretendimeve për një borxh të vjetër, që nga viti 2001, federata greke ka thënë dje se, do të nxjerrë në shitje 1562 biletat që ishin planifikuar për tifozët shqiptarë, me pretendimin se federata jonë nuk ka bërë një kërkesë zyrtare për këto bileta.
Reagimi i FSHF-së
Nga ana tjetër, federata jonë ka konfirmuar dje, përmes sekretarit të përgjithshëm të saj, Arben Bici, se i është drejtuar sektorit të garave në FIFA, për të vënë rregull në prag të këtij takimi. Sipas rregullores së qeverisë botërore të futbollit, thuhet se skuadra mike duhet të marrë 5% të biletave të stadiumit “Karaiskais”, për ndeshjen Greqi- Shqipëri, të 30 marsit. Numri 2 i federatës sonë, Arben Bici, ka thënë dje në një deklaratë për shtyp se, FSHF-ja i është drejtuar FIFA-s, për të ndërhyrë te federata greke, në mënyrë që ajo të akordojë 1500 biletat për tifozët kuqezinj. “Ne i jemi drejtuar FIFA-s, te drejtoria e garave - u shpreh dje, sekretari Bici - e cila merret me gjithë mbarëvajtjen e ndeshjeve kualifikuese dhe ndeshjeve të Kampionatit Botëror Gjermani 2006. U kemi kërkuar atyre, të ndërhyjnë pranë federatës greke, që kjo e fundit të zbatojë memorandumin e nënshkruar nga të gjitha federatat, ku thuhet se çdo federatë pritëse duhet t’i vërë në dispozicion federatës mike, 5% të biletave të stadiumit, ku do të zhvillohet ndeshja”.
“Jo” tensionit
“Ne duam që kjo ndeshje të mos tensionohet artificialisht dhe të zhvillohet në kushte sa më optimale të sigurisë dhe cilësisë” – ka theksuar më tej Bici. - Por nga ana tjetër, federata greke, në një njoftim për shtyp në faqen e saj në internet, do të nxjerrë në shitje 1500 biletat që ishin planifikuar më parë për tifozët shqiptarë. Ky hap i federatës greke justifikohet me faktin se, federata jonë nuk ka bërë një kërkesë zyrtare pranë saj për këto bileta. Por, këto pretendime të federatës helene i hedh poshtë sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, i cili me një letër të publikuar dje, bën të ditur se federata jonë ka kërkuar 5% të biletave, që nga 22 shkurti, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“Tendenca” greke
Gjithashtu FSHF-ja, sipas Bicit, ka kërkuar edhe bileta për ndeshjen e Shpresave, mes këtyre dy skuadrave. Në letër thuhet gjithashtu se, biletat do të shoqërohen me një informacion më të hollësishëm edhe për stadiumin. Federata mike e ka justifikuar nxjerrjen e biletave në treg, me faktin se kështu mund të parandalojë trazira, të cilat kanë nisur që pas fitores së 4 shtatorit në “Qemal Stafa”. Mediat greke kanë akuzuar federatën e tyre, si shkaktare të kësaj polemike, duke e cilësuar si absurd, justifikimin se e gjithë kjo, bëhet për të mos shkaktuar trazira mes dy tifozerive.
Turqi, 1300 bileta për shqiptarët
Polemikat e shumta në shtyp që kanë shpërthyer, në lidhje me sfidën e 30 marsit, Greqi-Shqipëri, duket se kanë lënë disi në hije takimin e 26 marsit, kundër Turqisë. Për nga rëndësia e ecurisë së Kombëtares sonë në eliminatore, nuk qëndron më poshtë se ajo e Greqisë, por ajo bën të mos flitet shumë për të, që ka të bëjë me marrëdhëniet historikisht të mira shqiptaro-turke. Përveçse në politikë dhe në biznes, një gjë e tillë pasqyrohet edhe në sport. Ndërsa, për në Greqi nuk mendohet se do të udhëtojnë më shumë se 100 tifozë nga Shqipëria. Interesimi i fansave të kuqezinjve për ndeshjen me turqit është shumë herë më i madh. Për këtë arsye, FSHF-ja i ka kërkuar homologes turke, rreth 1300 bileta për këtë takim. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i FSHF-së, Lusien Nurishmi, i cili ka bërë të ditur se, në dispozicion të tifozëve do të vihen gjithashtu dhe rreth 10 avionë çarter drejt Stambollit.
Media greke feston vendimin
Ndër lajmet e para të medias greke ka qenë dje, vendimi i Federatës Greke të Futbollit, për të mos dhënë bileta për sportdashësit shqiptarë. Për arsyet e këtij mohimi të së drejtës së sportdashësve shqiptarë, Federata Greke ka nxjerrë një deklaratë, të cilën ne po e botojmë të plotë dhe secili mund të gjykojë vetë. Menjëherë ky lajm është publikuar në të gjitha adresat elektronike mediatike greke si: kanali televiziv shtetëror “ERT”, kanalet private televizive “ANT1”, “Alpha”, në shtypin sportiv “Sportime”, radio sportive “Super Sport FM” dhe në shumë organe të tjera mediatike. Media greke e ka pritur me gëzim të madh vendimin e federatës së tyre të futbollit, për të mos i dhënë bileta shqiptarëve. Përsëri grekët nuk i kanë fshehur arsyet e vërteta të këtij gëzimi nga ana e tyre, si dhe arsyet e vërteta të federatës greke, për refuzimin e kërkesës shqiptare. “Kështu si rrodhën ngjarjet, federata jonë është mëse e kënaqur, pasi kështu shmangen mundësitë e ndonjë konflikti që mund të krijohej në shkallët e stadiumit, komenton radioja më e madhe sportive greke, “Super Sport FM”. Kështuqë, rreziku i dënimit të fushës sonë largohet, pra, siç shihet fare qartë, arsyeja e vërtetë që ne nuk morëm bileta.
Deklerata e Federatës Greke
“Federata Shqiptare e Futbollit nuk kërkoi bileta për ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2006, Greqi-Shqipëri. Kështu që me vendim të EPO (Federata Greke), 1.500 bileta do të shpërndahen për sportdashësit grekë, të mërkurën 23/3/2005, nga biletaritë e sheshit “Korai”, në orën 10:00. Numri i biletave që do të shpërndahen i korrespondon përqindjes maksimale që i takonte skuadrës që luan në transfertë, në bazë të marrëveshjes që është nënshkruar menjëherë pas hedhjes së shortit, për eliminatoret e Botërorit 2006. Në këtë marrëveshje parashikohej gjithashtu, që porosia e këtyre biletave do të bëhej të paktën, 14 ditë përpara se të zhvillohet ndeshja. Gjithashtu, ju kujtojmë se çdo sportdashës ka të drejtë të blejë deri në dy bileta, pasi të ketë treguar letërnjoftimin”.