Truku i ngjyrave

22/03/2005 Shkolla shqiptare e ngjyrës nga Onufri deri tek piktorët e traditës në pikturën shqiptare. Që të bësh një ngjyrë të tingllojë, duhet të përgatisësh një suit të tërë ngjyrash, të cilat do ta ndihmojnë atë të duket tërheqëse
Janë për t’u evidentuar rezultatet e arritura në fushën koloristike të artit tonë viziv. Kjo nuk është thjeshtë rastësi, pasi ajo pati nga një brez në tjetrin mjaft artistë të talentuar dhe të ndjeshëm, të cilët u tërhoqën nga mundësitë që të jep ajo dhe ndikuan me veprat e tyre në brezat pasardhës. U ndala te ngjyra, pasi ajo do të dhëna natyrore që të përdoret dhe, njëkohësisht, kulturë për të njohur hapësirat që të lë për ta shfrytëzuar.
Pikturimi me ngjyra të pastra në vetvete ka diçka ideale. Ai është i pakohshëm dhe nuk njeh modë dhe fund. Po të shohim të kuqen e kalit kinez (20.000 vjet para Krishtit) “L’art dans l’histoire de l’home”. Larousse 1992, f.21, vijojmë tek e verdha dhe bluja e egjiptianëve të vjetër, primitivistët italianë me ngjyra të ndritshme e deri tek Richter i ditëve tona, me akorde të papritura të jeshiles dhe të kuqeve llamburitëse, kanë të përbashkët dëshirën për të mos i hequr asaj gjënë më të çmuar, fuqinë. Ngjyra e pastër në artin vizual botëror ka qenë një pjesëmarrëse e vazhdueshme. Ato vendosen në momente pasioni dhe dashurie. Madje, për mendimin tim, ato piktorë që përdorin ngjyra të pastra, janë njerëz me tipare të mira karakteri. Meqenëse artistët shqiptarë me të dhëna natyrore për të janë të pakët në numër, vlen të krenohemi me arritjet e tyre. Ata formuan për gati një shekull shkollën tonë të ngjyrës, që karakterizohet nga fuqia, drita dhe individualiteti.
Si do të vendosen ngjyrat në një tablo, është një problem themelor për çdo artist, që veprën e tij e krijon duke u mbështetur në ngjyrimin e saj, qoftë me subjekt lirik dramatik apo tragjik, sa më afër ngjyrave të pastra të shkojë artisti për ta krijuar, aq më thirrëse është tabloja. Çdo emocioni negativ apo pozitiv i përgjigjet një akord ngjyrë tingëllues, i cili gjendet në varësi të dëshirës së artistit. Ngjyrat e pastra kanë fuqi tërheqëse të madhe, pasi kështu e ka ndërtuar natyra kënaqësinë e syrit. Ato kanë përbrenda një mundësi më të madhe se vizatimi, toni, gjesti apo materiali, pasi gëzojnë fuqinë e tërheqjes në distancë. Ngjyra jep shumë mundësi për variacione dhe shikuesi bisedon me gjatë vizualisht me vepër.
Në këtë shkrim do të analizoj disa nga kombinimet e ngjyrave tingëlluese (spektrale) në veprat e artit tonë pamor në vite. Natyrisht që nuk do të arrij të përfshijë shumë, por më të rëndësishmet. Këto vepra të krijuara në kohë të ndryshme, janë shembull i talentit të këtyre mjeshtrave, të cilët kanë ditur të shfrytëzojnë magjinë që të jep ajo.
Kur janë të vendosura me mjeshtri, ngjyrat e gjalla u rrinë më gjatë në kujtesë shikuesve dhe kanë po atë ndikim si dhe motivet e bukura muzikore, që ke dëshirë t’i riprodhosh shpesh. Artistët tanë kanë ditur me mjeshtri t’i kombinojnë ato me njëra-tjetrën dhe shquhen për cilësinë, origjinalitetin e zgjidhjes si dhe shkallën e mjeshtërisë. Artistë të shquar Onufri, Kolombi, Mio, A.Buza, Kaceli, Shijaku, Dilo, Jukniu, Kilica, Blido, Kamberi, Bakalli apo Guci, Oseku, Hoxha, Kalaja, Veshi, Groshi, Taçi, Mesi etj., kanë sjellë mjaft risi në shtjellimin e saj.
Zef Kolombi, e kuqe për të ftohtën
Te vepra “Natyrë e qetë” e Zef Kolombit, vendosja e rozës karmin te mbulesa dhe ngjyra e jeshile e verdhë e rrushit është një akord i ndritshëm. Kolombi ka përdorur dy ngjyra të kundërta, që pak po të lëvizin, ndërrojnë vendet. E kuqja karmin është në vendin e të ftohtës. Duke u pastruar nga pjesa e zjarrtë që ka e kuqja, e zakonshme kjo nuancë është e freskët dhe duket sikur ka hyrë në hije duke fituar hijeshi dhe elegancë, ndërsa jeshilja e verdhë në vendin e të ngrohtës shndrit sikur i gëzohet ndriçimit të diellit, pasi i ka shpëtuar hijes së ftohtë. Këto dy tinguj jo të zakonshëm janë shumë tërheqës, sepse gjallërojnë njëri-tjetrin dhe nuk e detyrojnë syrin të zbresë në shkallët e poshtme të ngjyrave të kundërta. Ekuilibret në mes tyre mund të prishen menjëherë. Hapësira për të ecur ngjyra në pamje të pare, duket e vogël. Nga do të vazhdojnë të zhvillohen jeshilja dhe e kuqja dhe a do të ruhet deri në fund loja e ndërrimit të vendeve?
Ky dhe ka qenë një problem për Kolombin. Ky është akord i vështirë për t’u vazhduar, pasi kërkon njohuri për zhvillimet e mëvonshme të ngjyrës në pjesët e tjera të veprës. Dëshmitar i kësaj vështirësie është sfondi, sepse ndjehet një lloj shurdhimi i ngjyrës. Në mes të dy objekteve, Kolombi ka filluar të vendosë pikërisht ngjyrën ekzakte, por i tronditur nga dalja krejtësisht jashtë rregullave të sfondeve është tërhequr dhe ka vendosur atë ngjyrë që është zgjidhja më e pranueshme.
Jukniu dhe Blido, dalja nga errësira
Jemi në Shkodër në vitin 1934 dhe në kryeqytet ende njerëzit ecnin me nallane në mes të qytetit. Ky hap i guximshëm ngjyror për nga emancipimi është i barazvlefshëm me daljen nudo në plazh në kohët tona. Po të shikojmë vepra të realizuara në ato vite, do të vërejmë që hijet dhe sfondet në përgjithësi ishin bojë kafe, umbra ose e zezë. Kjo ishte dhe poezia e re e ngjyrave të gjalla që Kolombi po fuste në artin tonë me guxim dhe pasion. Këtë akord intrigues për dritën dhe elegancën, që ka mbas shumë vitesh, do ta gjejmë në zhvillime të reja te mjeshtrat e akordeve ngjyrore, Jukniu dhe Blido. Kolombi, ndërkohë ka vendosur pa gabime të gjitha ngjyrat e objekteve të tjera. Nuk ka asnjë errësim apo zbardhim. Natyra e qetë duket sikur ka ajër dhe një dritë e ngrohtë shpërndahet nëpër kuadër. Këto iluzione pamore janë shpërblimet që sjell ngjyra, kur vihet siç duhet. Tek këngëtarët lirikë ky quhet impostim i zërit.
Krijimi i një akordi ngjyror lind si nevojë e fuqisë emocionale të artistit për të shprehur atë ndjenjë, e cila e prek. Fuqia që u jep atyre është një gjë shumë individuale dhe ajo formon thelbin e individualitetit, që është shumë e lakmueshme në art. Bile artisti arrin të shprehë me to dhe kapriçiozitetin e tij, vendos dhe kombinime të reja, të cilat duan punë të arrihen.
Buza, ngjyrë pa pluhur
Abdurrahim Buza: ”Autoportret”. Në atë gjallëri të madhe që krijojnë ngjyrat e pastra në tavaloc dhe detyrimit të piktorit prej qindra vjetësh të përdorë ngjyrën tradicionale të fytyrës (e bardha bashkohej me një bojë kafe) ajo pamje e mrekullueshme merrte fund. Ngjyrat e pastra duheshin shuar, pluhurosur ose nxirë për të filluar pikturën. Buza nuk mund ta bënte këtë veprim të dhunshëm dhe nuk e bëri. Ai në mes të asaj gjallërie zgjodhi ngjyrën e verdhë, diellin në kulmin e fuqisë së saj dhe e vendosi për ngjyrë portreti. Ajo është e kombinuar mirë me sfondin jeshil smerald të zbutur, saqë po ta vëresh me kujdes, ngjyra fiton vërtetësi dhe të duket gati mishore. Kjo vërtetësi lind në momente kur autori i ka ndjerë thellësisht ngjyrat dhe ato fillojnë të jetojnë si organizëm i gjallë: duket edhe e verdhë e fortë, por dhe lëndore. Buza si një mjeshtër i ngjyrës e përpunon në mundësitë e kalimeve, duke ia ruajtur deri fund tingëllimin. Ajo këndon me zë të pastër në të gjithë regjistrin. Portreti është dekorativ. Sistemi mjaft personal i pikturimit i Buzës është një penel, një ngjyrë dhe ngjyrat sikur vijnë nga përrallat. Ngjyra në një vepër arti pamor është një subjekt më vete. Ajo bën një jetë të pavarur nga mjetet e tjera të shprehjes, duke pasur një gjerësi dhe mundësi të pafund shprehjeje. Me shpikjen e abstraksionizmit, energjitë e saj u derdhën lirshëm. Ajo fitoi pavarësinë nga figura dhe për këtë furnizoi artistët me mundësi emocionale gati prej një shekulli dhe vazhdon dhe tani të jetë gjithmonë me zgjidhje të reja.
Mio, në gjak blu
Vangjush Mio: “Peisazh nga Tirana” 1942. Kur një piktor i natyrës niset për të bërë një peisazh, diçka impresionante në të e detyron ta realizojë. Dy blu, një e qiellit dhe tjetra e malit, që zejnë gati më shumë se gjysmën e tablosë, janë një nxitje e fortë për ta punuar. Ato lenë shteg që ngjyrat e ngrohta pastaj të ndjehen në kulmin e gjallërisë së tyre. Mio zgjodhi blu mjaft të fuqishme si tingull kryesor. Ndriçimi dhe pastërtia e tyre, siç na tërheq ne tani, po kaq e kanë intriguar dhe artistin. Ai është treguar me fantazi në zhvillimet e mëtejshme të bluve. Kalimet nga një nuancë në tjetrën janë bërë me lehtësi, gjë që tregon qartësi konceptimi dhe gjendje të mirë frymëzimi. Sheshi i gjerë nuk e ka të vështirë të marrë dritë mbas këtyre bluve, megjithëse, duke patur përsëritje të nuancave të grive fillon edhe i zbehet dielli, sidomos në pjesën e poshtme të tij. Një shirit ndërtesash të ulëta rozë kafe dhe kremi-verdhë, e presin pamjen. Figura të vogla dhe karroca pasagjerësh e gjallërojnë sheshin. Një re e bardhë bashkohet me ndërtesën e xhamisë dhe sahatit. Shumë hapësirë dhe shumë ngrohtësi. Duket si një dritë qershori ose shtatori. Për shumë breza artistësh dhe amatorësh arti, ky peisazh ka qenë takimi më poetik me ngjyrat, relievin dhe dritën e Tiranës. Dhe tani mbas transformimesh të mëdha arkitekturale të qendrës, ende ky peisazh të bën përshtypje.
Blido në trëndafila të verdhë e të kuq
Llambi Blido: “Trëndafilat e verdhë dhe trëndafilat e kuq”, 1978. Një prej kushteve kryesore për artistin është të japë maksimumin në atë që krijon. Sigurisht që shumë nga ne kujtojne se bëjnë një gjë të tillë, por nuk është kështu. Nuk është vetëm fjala të rrish shumë orë me penel në dorë. Janë gjëra të tjera që i paraprijnë. Ai nuk e zgjati shumë endjen pa rezultat në jetën artistike të vendit. Pasi provoi pamundësinë e zbatimit të pasioneve për artin në kohë, bëri vetizolim. Me vetizolimin, ai siguroi lirinë e mendimit dhe krijimit. Ky është hapi i parë i rëndësishëm drejt dhënies së maksimumit. Eshtë artisti i parë shqiptar në të gjithë llojet e arteve letërsi, muzikë dhe art figurative, që e bëri një gjë të tillë kaq dukshëm dhe me ndërgjegje. Duhet ta kenë kurajuar idetë që kishte në kokë për të kërkuar zgjidhje të tilla që paraqisnin rrezik në kohën e diktaturës. Risija e veprave të tij ishte e gjerë dhe kishte brenda mjaft kërkesa; ngjyra tingëlluese, kontroll racional të akordeve, subjekte të reja, lidhje vizatim-ngjyrë. Aventura e tij kërkonte kohë të madhe reale për t’u zhvilluar, pasi kishte mjaft ngarkesa, të cilat duhet të zgjidheshin një për një. Pasioni për to e shtynte të ecte pa u lodhur. Ai kishte kapur maja të papara në artin tonë koloristik, bile kishte arritur të krijonte dhe tingullin personal.
Veprat e Blidos nuk kishin asgjë nga tradita. Tablotë e tij janë vezulluese dhe të pakopjueshme, pasi nuk kanë truke. Ato vetëm rrezatojnë mundësi. E verdha e ngrohtë dhe bludeti i thellë i Llambit te “Trëndafilat e verdhë”, apo të kuqet kadife dhe jeshilja te vepra “Trëndafilat e kuq”, janë një shembull i pasionit artistik. Ato tablo nuk mund të bëhen në çdo moshë të jetës. Ato kanë një periudhë nga 35-50 vjeç, kur ende ëndrrat janë të bashkuara me realitetin dhe kur energjia për t’i zbatuar është në kulm. Ai arriti të bëjë përplasjet e mëdha në mes të ngjyrave të kundërta.
Rezultatet ishin të papara në artin tonë.
Violeti i Edison Gjergos
Violeti i Edison Gjergos te vepra “Epika e yjeve të mëngjesit”. Koloristët nuk mund të bëhen kurrë piktorë realistë të ftohtë, pasi pasioni për ngjyrën prish objektivitetin e saj, cilësi që ka si bazë realizmi. Imagjinoni se sa vuajtje do t’i kushtonte Edison Gjergos ngjashmëria e violetit me diçka reale në tablo, për shembull, të ishte qiell, fytyrë, tokë apo çdo objekt tjetër. Entuziazmi që kishte për të e detyroi ta shpërndante në të gjithë tablonë pa një kriter të përcaktuar. Ajo hyn kudo dhe gjallëron çdo gjë. Nuk është një violet i zakonshëm, por ishte ngjyra ideale për të krijuar freskinë e një gëzimi e ri. Që të dukej ai violet aq i pastër, Edisoni dukej që kishte njohuri të organizonte të gjithë nuancat e umbrave të jeshilta. Ato violetit i hiqnin gjithë ato thërrime të verdhash që mund ta plaknin sadopak. Ndërsa tingujt e ngjyrave të thella e bënin të ndritshëm. Ajo më në fund kishte zërin e një altoje të nivelit të lartë, që këndonte me të gjithë fuqinë. Eshtë një akord pasionant.
Epilog
Ngjyrat e pastra nga ana tjetër kanë një të metë të madhe po nuk u kombinuan mire, ato janë të padurueshme për sytë. Artistë të ndryshëm i janë larguar përdorimit të tyre, pasi i kanë bezdisur tingujt vulgarisht të fuqishëm që nxjerrin kur nuk vihen në vendin e duhur. Duke gjetur shpëtimin në ngjyrat neutrale, në ngjyrat ilustrative ose fare pa ngjyrë.
Besim Tula
Piktor, kritik