Mehmet Shehu, në “strukturat e dhunës” me urdhër të Enverit

22/03/2005 Enver Hoxha, 40 vjetorin me pushtet dhe festë
Çfarë u diskutua në plenumin e XI të KQ të PKSH-së? Qëndrimi që mbajti Enveri ndaj Titos? Radha e eleminimit të Koçi Xoxes. Cilat ishin akuzat që rënduan mbi të?
Pas prishjes me Titon, cili ishte qëndrimi i Enverit ndaj Naku Spirus, Mehmet Shehut dhe Liri Belishovës? Hapja e kongresit të parë të PPSH-së.
Si u festua 40 vjetori i Enver Hoxhës? Përgatitja e “shfajësimit” të Xoxes në Kongresin e parë?
Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.
Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX-të.
Bazat e vijës së re politike u përcaktuan në Plenumin XI të KQ të PKSH-së, që zgjati 11 ditë, nga 13 deri më 24 shtator të vitit1948. Diskutimi i raportit të E. Hoxhës “Mbi situatën në parti”, u bë në frymën e letrës së KQ të PKPR(b)-së dhe të rezolutës së Informbyrosë, kështu që përbënte një kritikë të ashpër për “grupin trockist nacionalist të Titos, i cili kishte tradhëtuar çështjen e marksizëm-leninizmit dhe kishte rënë në pozita borgjeze nacionaliste”. Në rezolutën e gjatë të plenumit theksohej roli vendimtar i PKPR(b)-së për demaskimin e Titos, që u bëri të mundur komunistëve shqiptarë të kuptonin rrezikun e “ndërhyrjes” së egër, armiqësore, arbitrare dhe antiligjore të Jugosllavisë në punët e brendshme të shtetit dhe të partisë komuniste shqiptare. Që atëherë lindi formula, e cila më pas u bë shabllon, sipas së cilës, vija e partisë kishte qenë përherë e drejtë, gabonin vetëm njerëz të veçantë apo grupe njerëzish.
Në rastin konkret, faji për gabime ra mbi përfaqësuesit e KQ të PKJ-së dhe shërbëtorët e borgjezisë, që i qenë nënshtruar ndikimit të tyre, Sejfulla Malëshovës gjithashtu Koçi Xoxes e Pandi Kristos. Sikur ishte harruar befas se pikërisht Malëshova kishte qenë kritiku më i ashpër i paaftësisë së këshilltarëve jugosllavë. Xoxe u akuzua për shmangien e sekretarit të përgjithshëm dhe të anëtarëve të tjerë të Byrosë politike, për përvetësimin e pushtetit dhe se, duke qenë ministër i punëve të brendshme, kishte vënë partinë nën kontrollin e organeve të sigurimit. Gjykimi përfudimtar ishte: informacioni policesk kishte zëvendësuar syçeltësinë revolucionare.
Plenumi XI hodhi poshtë vendimet e plenumit II të Beratit, të vitit 1941 dhe VIII (të shkurt-marsit të vitit 1947) të KQ-së, si të fabrikuar nën trysninë e jugosllavëve. Madje edhe ato, që Hoxha kishte qenë i detyruar ti pranonte si gabime, të cilat ai nuk i paskish bërë, iu faturuan intrigave të titistëve. Si përfundim, Nako Spiru u cilësua si “viktimë e intrigave të poshtra të udhëheqjes trockiste nacionaliste jugosllave” dhe u rehabilitua, ndërsa Mehmet Shehu dhe Liri Belishova u rikthyen në përbërjen e Byrosë Politike, i pari kandidat, e dyta anëtare. Postin e sekretarit organizativ të KQ-së e zuri Tuk Jakova “si udhëheqësi më i përshtatshëm për këtë punë, që kishte dalë nga gjiri i klasës punëtore, një nga themeluesit e partisë sonë dhe luftëtar i lavdishëm i saj”. Koçi Xoxe mbeti anëtar i Byrosë politike të KQ-së, ndërsa Pandi Kristua vetëm anëtar i KQ-së. Në vend të Xoxes, postin e ministrit të brendshëm e zuri për njëfarë kohe, Nesti Karenxhi dhe pas arrestimit të tij, në tetor, Mehmet Shehu. Që nga kjo kohë e deri në vetëvrasjen e tij, në vitin 1981, ai drejtoi strukturat e dhunës, duke ia përshtatur ato vijës së KQ të partisë.
Plenumi mori një sërë vendimesh të rëndësishme, për legalizimin e partisë, për ridaljen e gazetës “Zëri i Popullit”, si dhe për thirrjen e kongresit të parë të partisë.
E. Hoxha mundi jo vetëm ta ruante, por dhe ta forconte autoritetin e tij në popull. Diskutimi i vendimeve të plenumit u përputh me 40-vjetorin e lindjes së tij. Në të gjithë vendin u mbajtën konferenca solemne. Nga qytete dhe fshatra erdhën në KQ letra e telegrame, që i drejtoheshin atij, duke i çmuar fort largpamësinë, besnikërinë ndaj marksizëm-leninizmit, guximin në luftën kundër udhëheqjes trockiste të PKJ-së. E megjithatë, E. Hoxha, nuk kishte qenë kurrë parashikues. Empirik, me prirje narciste, ai lejonte të përdorej emri i tij për të vënë në jetë idetë e të tjerëve më të përshtatshme për çastin apo perspektivën dhe po me aq lehtësi, hiqte dorë në rast mossuksesi, duke dhënë votën e vet për të mbështetur një pikëpamje krejt të kundërt. Qëndrimi gjysmë ilegal i partisë dhe sekreti i rreptë për gjithçka që i takonte luftës brenda saj, ndihmuan në rrënjosjen e legjendës për të, si hero i luftës dhe udhëheqës më i respektuar.
Kongresi i parë i PKSH-së u hap më 8 nëntor të vitit 1948, plot 7 vjet pas krijimit të partisë dhe seancat e tij të përditshme vazhduan për dy javë, deri më 22 nëntor. Në punimet e tij, morën pjesë 563 delegatë me të drejtë vote vendimmarrëse dhe 299 delegatë me të drejtë vote këshillimore, që përfaqësonin 45.382 anëtarë dhe kandidatë partie. Rendi i ditës përfshinte këto çështje: 1. Raporti i KQ të PKSH-së dhe detyrat e reja të partisë (referues E. Hoxha). 2. Mbi planin ekonomik të shtetit (refrues Gogo Nushi). 3. Mbi çështjet e organizatave dhe situatën e partisë (referues Tuk Jakova). 4. Zgjedhja e KQ-së dhe e komisionit të revizionimit.
Diskutimet më të ashpra u bënë rreth analizës së kthesës në politikën e partisë, si pasojë e ndryshimit rrënjësor të karakterit të marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave. Kongresi bëri bilancin e këtij procesi të ndërlikuar e torturue. Në vështrim të parë, dukej sikur analiza e politikës së udhëheqjes jugosllave dhe e grupit të Koçi Xoxes, kishte mbështetje të njëzëshme. Por kjo ndodhte vetëm brenda kongresit dhe pas spastrimit rrënjësor të organeve të punëve të brendshme, që bëri ministri i ri, Mehmet Shehu dhe ndihmësi i tij Kadri Hazbiu, fitorja e E. Hoxhës u bë e dukshme. Stenogramet e kongresit nuk u botuan, prandaj nuk dihet se sa lirshëm u analizuan problemet e brendshme të partisë.
Nga rezoluta e kongresit del se Xoxe dhe Kristo morën fjalën, por nuk pasqyrohet thelbi i diskutimeve të tyre, veç duke shënuar përpjekjen e tyre për ta përdorur tribunën e kongresit “për sulme ndaj vijës së drejtë të partisë, ndaj kongresit të partisë dhe ndaj partisë në tërësi, duke mbrojtur më konseguencë vijën e tyre trockiste”. Nga raporti i Çuhavinit rreth bisedës me Xoxën në prag të hapjes së kongresit, mësohet se ai u këshillua më amabsadorin se si mund ta ndërtonte më mirë fjalimin e vet të pendesës. Ai deklaroi se i pranonte vendimet e partisë dhe qe i gatshëm të fliste për lidhjet me udhëheqjen trockiste të PKJ-së, duke filluar nga plenumi i Beratit. Me lot në sy, siç vërente Çuhavini, Xoxe foli për veprimtarinë antimarksiste jugosllave në Shqipëri dhe për përpjekjet, që po bëheshin për t’i vënë damkën e antisovjetikut, por këtë nuk do të mund të arrinte ta bënte askush.