E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Meet the Fockers" tullë në shqip

22/03/2005  Filmi "Meet dhe Fockers", vazhdimi i "Prindërit e nuses", vazhdon të shfaqet me sukses në kinema "Milenium". Një film që përmban nota të theksuara humori si në dialog, ashtu edhe në situata, por mbi të gjitha, i mirëshqipëruar në të gjithë leksikun e tij

Kanë kaluar vetëm katër muaj nga dita kur filmi "Meet the Fockers" (Takimi me Qiriot) u shfaq në sallat e kinemave amerikane. Prej gati një jave, filmi po shfaqet edhe në Tiranë, ku reagimi i publikut ka qenë shumë pozitiv. Madje, shumë spektatorë nuk e kanë neglizhuar aspak faktin e përshtatjes së fjalëve "tabu", duke e bërë temë bisedash, ende pa dalë nga salla e kinemasë. Për më tepër, duke imituar "terminologjinë" e filmit, improvizonin batuta të menjëhershme midis tyre, me fjalët e "vështira" të shqipes. Ndoshta, shqipërimi mund të ishte bërë edhe në titull, e askush nuk do të ishte ndjerë keq. Filmi sjell personazhet e filmit të parë "Prindërit e nuses", ku mund të përmendim Robert De Niro-n, Ben Stiller, Blythe Danner, Teri Polo, por, natyrisht me dy personazhe të rinj në role, por me një karrierë dhe emër të madh në Hollivud, Dustin Hoffman e Barbara Streisand, në rolet e prindërve të Ben Stiller, ose sikundër quhen në film, zoti dhe zonja Qirio (Focker). Të kënaqur nga suksesi i filmit të parë, stafi ka ruajtur të njëjtën përbërje edhe në regji (Jay Roach), por edhe në elementë të tjerë. Ngjarjet e filmit të dytë janë fokusuar në takimin dhe njohjen e pashmangshme të dy familjeve, takimi shumë i rëndësishëm për dhëndrin Stiller (Qirio), i cili është shumë i bindur për mentalitetet diametralisht të kundërta të dy familjeve. Ndërsa babai i nuses (Teri Polo), interpretuar nga De Niro, përveç faktit që është një ish-agjent i CIA-s, është edhe një konservator dhe dyshues i "lindur". Për të gjithçka ka të bëjë me besimin absolut dhe mbajtjen nën vëzhgim të vazhdueshëm të gjithçkaje, madje një "edukatë" të tillë do t'ia transmetojë edhe nipit të tij, vetëm disa muajsh. Por nga ana tjetër, krushqit e tij të ardhshëm, Qiriot, janë krejtësisht të kundërt, gati-gati në parametrat e hipive. Kjo përballje apo përplasje e bën Stiller-in t'i shkojnë "djersë të ftohta" në çdo moment. Një fillim i pabesueshëm, pasi për çiftin e ri gjithçka shkon për mrekulli. Asgjë nuk shkon ters dhe, madje, bindesh se fati është shumë zemërgjerë me ta. Por, instiktivisht ndjen se kjo "mbarësi" nuk ka për të vazhduar gjatë. Nga ana tjetër, realizuesit e filmit kanë bërë shumë kujdes që loja e emrave dhe e fjalëve të vazhdojë me shumë zgjuarsi dhe intensivisht, e shoqëruar me situata komike të pabesueshme. Por, për hir të së vërtetës, duhet thënë se kjo lojë fjalësh, në tërësinë e vet, ka ardhur shumë shqip, pa asnjë tabu (ndoshta për herë të parë në këtë nivel), duke të krijuar mundësinë të kapësh të gjitha nënkuptimet apo kurthet e fjalëve, edhe në rast se nuk di anglisht. Takimi i krushqve, që në momentin e parë provokon të qeshura. Një ish-agjent (që dyshon te gjithçka dhe norma morale tepër strikte), përballë një ish-avokati dhe gruas së tij, terapiste seksi! "Maniaku", Xhak (babai i nuses, De Niro), përballë dy "adoleshentëve" të moshuar (Dustin Hoffman dhe Barbara Streisand), që, sipas tij, në zhargon mund t'i cilësonte "nëtë ujë, një kos". Dhe një çift të rinjsh, që nuk dinë kujt t'ia prishin e kujt t'ia ndreqin. "Maniaku", pasi ka "kapërdirë" faktin se dhëndrin e tij e quajnë Gay Focker (Pede Qirio) dhe për më tepër është edhe infermier, duhet të përballet me dy krushq, të cilët për të janë tepër "imoralë". "Soji" i Qiriove nuk mund të jetë soji i përshtatshëm për të bërë krushqi. Problematika e marrëdhënieve ndër familjare, pavarësisht aspektit komik, vjen përsëri para shikuesve bashkë me ngarkesat negative, që këto marrëdhënie përçojnë te çiftet e reja. Një element, i cili të bind se fenomene të tilla, pavarësisht nga nivelet, janë globale. Konservatorizmi apo njerëzorja? Byrnes (Stallierët) apo Fockers (Qiriot) do të triumfojnë? Mesa duket është njerëzorja ajo që mbizotëron në fund të filmit (shumë herë edhe në jetë), pasi realizohet Qirioizmi i "manikaut" Xhak Byrne (De Niro).

Leonard Olli

"Maniaku" Xhak, ballë për ballë me Qiriot

Ngjarjet e filmit janë fokusuar në takimin dhe njohjen e pashmangshme të dy familjeve, takimi shumë i rëndësishëm për dhëndrin Stiller (Qirio), i cili është shumë i bindur për mentalitetet diametralisht të kundërta të dy familjeve. Ndërsa babai i nuses (Teri Polo), interpretuar nga De Niro, përveç faktit që është një ish-agjent i CIA-s, është edhe një konservator dhe dyshues i "lindur". Për të gjithçka ka të bëjë me besimin absolut dhe mbajtjen nën vëzhgim të vazhdueshëm të gjithçkaje, madje, një "edukatë" të tillë do t'ia transmetojë edhe nipit të tij, vetëm disa muajsh. Por nga ana tjetër, krushqit e tij të ardhshëm, Qiriot, janë krejtësisht të kundërt, gati-gati në parametrat e hipive. Kjo përballje apo përplasje e bën Stiller-in t'i shkojnë "djersë të ftohta" në çdo moment. Takimi i krushqve, që në momentin e parë provokon të qeshura. Një ish-agjent (që dyshon te gjithçka dhe norma morale tepër strikte), përballë një ish-avokati dhe gruas së tij, terapiste seksi! "Maniaku", Xhak (babai i nuses, De Niro), përballë dy "adoleshentëve" të moshuar (Dustin Hoffman dhe Barbara Streisand), që, sipas tij, në zhargon, mund t'i cilësonte "nëtë ujë, një kos". Dhe një çift të rinjsh, që nuk dinë kujt t'ia prishin e kujt t'ia ndreqin. "Maniaku", pasi ka "kapërdirë" faktin se dhëndrin e tij e quajnë Gay Focker (Pede Qirio) dhe, për më tepër është edhe infermier, duhet të përballet me dy krushq, të cilët për të janë tepër "imoralë". "Soji" i Qiriove nuk mund të jetë soji i përshtatshëm për të bërë krushqi!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›