E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF përcakton oraret e takimeve të javës së dytë të Superligës

TIRANË- Përcaktohen oraret, në të cilën do të zhvillohen takimet e javës së dytë të Super Ligës shqiptare të futbollit.
Mbrëmjen e djeshme, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit FSHF, vendosën oraret në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e javës së dytë të super ligës.
Sipas shortit, java e dytë e cila do të luhet nga data 16-18 shtator do të nisë nesër në ora 16:00, me dy takime Kamza-Vllaznia dhe Laçi-Bylis, për të vijuar më pas ditën e shtunë, me 4 takime të tjera.
Në ora 16:00 do të luhen Kastrioti-Tirana, Shkumbini-Apolonia dhe Pogradeci-Tomorri, ndërsa në orën 18:00 do të luhet takimi Teuta-Flamurtari.
Ndërkohë që sfida më e rëndësishme e javës, ajo midis “bluve” të Dinamos dhe Kampionëve korçarë të Skënderbeut do të zhvillohet ditën e dielë në ora 15:00.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›