FSHF turne rajonal me talentet e te gjitha grup-moshave

Federata Shqiptare e Futbollit po i kushton një vëmendje të madhe zhvillimit të futbollit të moshave në vendin tonë. Puna një-vjetora e Zyrave Rajonale të talenteve ka dhënë frytet e para, pas prej 12 marsit në Kompleksin e Kamzës ka nisur turneu tre ditor për seleksionimin e talenteve shqiptarë.
Në këtë grumbullim tre-ditor kanë marrë pjesë 18 skuadra nga i gjithë vendi. Të martën, u përcaktuan edhe ekipet fituese të moshave Under-12 dhe Under-15. Aktiviteti nisi me nga gjashtë skuadra, në të dyja këto grupmosha, ndërsa tre më të mirat zhvilluan një turne me tre ndeshje, ku u përcaktua edhe fituesi.
Kreu i federatës, Armando Duka ka vlerësuar punën e bërë në evidentimin e lojtarëve të talentuar dhe beson se sistemi i përdorur do ti shërbejë ekipeve Kombëtare, duke nisur nga niveli i moshave dhe deri në skuadrën “A”.
Për Under-12 ku luanin skuadra e Tiranës, Fierit dhe Durrësit, kupa u fitua nga Teuta. Ndërkohë, Marsel Ismaili i Fierit u shpall lojtari më i mirë, ndërsa Johan Çela i Tiranës u vlerësua si golashënuesi më i mirë.
Për Under-15, ekipi fitues ishte Vllaznia, që triumfoi në duelet me Fierin dhe Tiranën. Shkodranët dominuan edhe trofetë individualë, ku Rubin Hebaj u shpall lojtari më i mirë, ndërsa Aurelio Elmazi golashënuesi më i mirë.