E Hënë, 2 Nëntor 2026

FSHZH, 18.6 milonë lekë për ujësjellësin e Roskovecit

16/04/2005  Banorët vuajnë mungesën e ujit

FIER - Në bashkinë e Roskovecit nis procesi për zhvillimin e tenderit për ujësjellësin e zonës. Ky tender do të bëhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas burimeve zyrtare është e afërt data kur të fillojnë ndërtimet dhe është caktuar një afat kohe për ndërtimin e tij pa vonesë, për shkak të situatës kritike në Roskovec.

Vlera e ujësjellësit të këtij qyteti shkon 18.6 milionë lekë, ku një pjesë të shumës do të jepet edhe nga fondi i bashkisë lokale.

Qyteti i Rroskovecit po vuan për ujë të pijshëm që prej 1 muaji, për shkak të defektit të ndodhur në stacionin e pompimit. Tashmë shfaqen shenjat e para për përmirësimin e situatës. Ndërtimi i ujësjellësit, sipas banorëve, do të zgjidhë problemin ndoshta edhe më mirë se në kohët e kaluara, kjo për shkak se vazhdimisht janë shfaqur probleme serioze, duke detyruar banorët të gjejnë ujë të pijshëm nëpër burimet natyrale, apo dhe duke e blerë. Ajo çka është e rëndësishme ka të bëjë me përshpejtimin e proceduarve për tenderin, zhvillimi i të cilit nuk do të pengohet nga „kulisa“ të zakonshme në kësi rastesh.

Megjithatë, mësohet se respektimi i të gjitha procedurave sipas ligjit të tenderimit, nuk do të jap shance për pengesa, apo për konflikte mes palëve për interesa meskine.

Jo vetëm në Roskovec banorët ndeshen me shqetësimin e ujit të pijshëm. Në shumë zona rurale ujësjellësit nuk janë në gjendje të mirë funksionimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›