E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpallen listat paraprake të votuesve

16/04/2005  Të gjitha njësitë vendore, në kohë

FIER - Të 42 njësitë vendore që numëron Qarku i Fierit kanë shpallur në kohë të gjitha listat e votuesve në 476 qendrat përkatëse të votimit. Sipas burimeve zyrtare, të gjitha njësitë vendore të Fierit kanë treguar korrektësi dhe përpikmëri me afatet e përcaktuara në ligjin mbi përfundimin dhe afishimin e listave paraprake.

Procesi i hartimit të listave indentifikoi se në Qarkun e Fierit ka rreth 486000 banorë, nga të cilët 331155 janë votues. Vetëm rrethi i Fierit numëron 178766 votues, rrethi i Lushnjës 122576 votues dhe ai i Mallakastrës 29813 votues. Ndërkohë në numrin e përgjithshëm të votuesve të Qarkut Fier, 109781 janë shtetas me status nga të cilët 53771 emigrantë.

Shifrat zyrtare të dala nga ky proces tregojnë se qyteti i Fierit ka edhe numrin më të madh të kësaj kategorie sociale. Qyteti i Fierit ka sot 12571 emigrantë, ai i Lushnjës 9031 emigrantë dhe Ballshi 329 emigrantë.

486 000 banorë

Qarku Fier

331 155 votues

Qarku Fier

178 766 votues

Rrethi Fier

122 576 votues

Rrethi Lushnje

29 813 votues

Rrethi Mallakastër

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›