E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sarandë, me pikën e vetë të kontrollit të automjeteve

16/04/2005  Ky rpoces deri tani kryhej në Gjirokastër

SARANDË - Së shpejti qyteti i Sarandës do të këtë pikën e kontrollit për të gjitha llojet e automjeteve. Pas një kërkese të bërë nga shoqatat e transportit interurban në Sarandë, drejtuar Kryeministrit Fatos Nano në ditët në vazhdim nis puna për ngritjen e kësaj pike.

Burime nga komisariati i policisë në Sarandë thanë se ky shërbim zgjidh vonesat që shkaktohen nga radha në komisariatin e Gjirokastrës për shërbimin e kontrollit teknik. Në rrethet Sarandë, Delvinë sipas shifrave të bëra publike nga inspektoriatet e policisë rrugore, janë rreth 8 mijë automjete të llojeve të ndryshme.

Kontrolli i tyre do të realizohet në Sarandë pas një mungese disa vjeçare. Aktualisht ku shërbim kryhet në qytetin e Gjirokastrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›