Pas pushimeve në Sarandë zhduket gruaja nga Berati

16/04/2005 Burri denoncon dhe kërkon ndihmën e policisë
BERAT - Pas rastit të disa ditëve më parë, kur një burrë denoncoi humbjen e gruas së tij, dje në mesditë një tjetër burrë kërkoi ndihmën e policisë për të gjetur bashkëshorten. Sipas tij, gruaja prej dy muajsh rezulton e humbur dhe burri dyshon për grabitje si dhe për mashtrim nga ndonjë person të njohur kohët e fundit. Në banesë nuk është lënë asnjë adresë, apo gjurmë, për të treguar vendndodhjen e re të gruas.
Bedri Baboçi, 37 vjeç, banor i lagjes “Mangalem”, në Berat, dje iu drejtua policisë. Baboçi tregoi para hetuesve se gruaja e tij kishte humbur dy muaj më parë dhe askush nuk kishte informacion, as edhe të afërmit e familjes. Më pas, 37-vjeçari ka treguar në polici portretin e gruas, lukun, flokët dhe rrobat që mbante veshur, me shpresën se dikush duhet ta ketë parë duke qarkulluar qoftë edhe jashtë kufijve të vendit.
“Unë jam usta ndërtimi, iu thotë 37-vjeçari policëve, punoj me firmat e ndërtimit edhe jashtë rrethit. Kam tre muaj që punoj me ndërtimin në qytetin e Sarandës dhe dy muaj më parë gruaja më erdhi në Sarandë. Qëndroj gati një muaj dhe më pas u kthye në shtëpi, në Berat. Kur unë erdha, pas pesë ditësh, nuk e gjeta në shtëpi”.
Baboçi i shqetësuar kishte kërkuar gjithandej.
”Shkova te njerëzit dhe te të afërmit e mi dhe të saj, por më thanë se ne e dimë se është me ty në Sarandë”, tregon burri. Ndërkaq, ai është trembur dhe shqetësuar mjaft, duke bërë lidhje mes zhdukjes dhe qëndrimit të gruas së tij në Sarandë.
Pas ditë të tëra kërkimi, ai është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë lokale, ku dhe ka shprehur dyshimet rreth ngjarjes. Edhe vetë punonjësit e policisë e kanë konsideruar të rëndësishme rrëfimin e burrit për qëndrimin e gruas në qytetin e Jugut.
“Kishim tetë vjet të martuar dhe ende nuk kishim fëmijë, por megjithatë shkonim shumë mirë me njëri-tjetrin”, thotë Bedriu, i cili ka pranuar t’u përgjigjej shumë pyetjeve të policisë për rrethanat dyshuese se ku mundet të kishte shkuar gruaja e tij, ose se ku dyshonte se mundet ta kishin marrë apo rrëmbyer.
Më pas, polica ka marrë fotot e gruas dhe i ka shpërndarë në tre komisariatet e policisë, në postblloqet e ngritura në hyrjet e daljet e qytetit. Po dje, policia ka shpërndarë foton e gruas, e deklaruar e humbur nga burri i saj, edhe në Drejtoritë e policive të qarqeve të tjera.
Ky është rasti i dytë në Berat, brenda pak ditëve, ku burrat kërkojnë ndihmën e policisë për të gjetur gratë e humbura. Eshtë e vetmja shpresë pas ditë kërkimi në të gjitha vendet ku dyshojnë se mund të marrin ndonjë lajm.
Rasti para pak ditëve…
Zhduket nëna e katër fëmijëve
Në polici, disa ditë më parë, u bë i njëjti denoncim. Një burrë, nga fshati Kapinovë, i quajtur Skënder Balla, kërkoi ndihmën e policisë, pasi tre muaj më parë, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, i ka humbur gruaja e tij, Merushja, nëna e katër fëmijëve. Ditën kur 50-vjeçari u ankua se i ka humbur gruaja, ka thënë në polici se “nuk erdha dot me parë, pasi fshati jonë u bllokua nga dëbora dhe se nuk kishte me se të lajmëronte”. Burimet policore thanë për gazetën se janë dy denoncime, por deri tani nuk ka pasur informacione të tjera. Zyrtarë të policisë lokale tregojnë se në çdo ditë banorë të ndryshëm bëjnë denoncime për zhdukjen e të afërmve të tyre. Por, brenda 24 orëve të “zhdukurit“ rikthehen në banesë. Sipas tyre, ndodh ndonjëherë që vonohen dy-tri ditë, por jo më tepër. Rastet e dy grave të zhdukura duket se ka venë në lëvizje uniformat blu, të cilat seriozisht mendojnë për ngjarje jo të zakonshme.