FT: Berluskoni, rreziku i Italisë dhe shembulli i keq për botën
Mediat në Britani e kanë kritikuar ashpër sjelljen e Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, duke e krahasuar atë me një Mussolin të ri, që në vend të ushtrisë me këmisha të zeza, mban një ushtri me vajza të reja që duan të bëjnë spektakël. Prestigjiozja “Financial Times”, e quan Berluskonin rrezik për Italinë. “Shumë supozojnë se kriza financiare plus Silvio Berluskonin është e barabartë me një kthim në fashizëm. Sepse ai nisi atje. Por kjo nuk mund të ndodhë tani. Ndodhi në Italinë e viteve ’20, kur Benito Mussolini erdhi në pushtet dhe luftoi austriakët. Berluskoni nuk është Mussolini, ushtria e tij janë yllthet, jo këmishat e zeza”, shkruan gazeta. Më tej artikulli vazhdon me vlerësimin se “Pas mbi 15 vitesh karrierë politike, gjithmonë si Kryeministër apo lider i opozitës, ai ka pasur gjithmonë një mundësi të zhvendosë pa pengesë gjendjen shpirtërore kombëtare djathtas. Jo me propagandë të egër por me përqendrimin e qëndrueshëm nga e qeshura, shkëlqimi dhe vajzat, dhe një stil i ekzagjeruar i mediave që e paraqet retorikën e gjithë opozitës si komuniste dhe veten si një viktimë”. FT kujton edhe skandalin e fundit të kreut të qeverisë italiane. “Tani, janë paraqitur pyetje të vështira për marrëdhëniet e tij me një adoleshente që do të jetë yllth, së pari të ngritura nga gruaja e tij, që e kanë kthyer atë në pyetje-marrësin më të madh, kur për të përditshmen e qendrës së majtë, “La Repubblica”, ai akuzoi se ato që shkruheshin për jetën e tij ishin me motivime politike”. Nuk ka mbetur pa përmendur skandali i korrupsionit me avokatin britanik. “Ai ka treguar njëlloj trimërinë edhe me magjistratët, që gjykuan se ai kishte korruptuar avokatin britanik, David Mills (për të shmangur akuza korrupsioni), duke i quajtur ata “aktivistë të majtë”, edhe pse parlamenti i miratoi atij imunitetin nga ndjekja penale. Ende i pakënaqur, edhe me një parlament të tillë, ai e ka quajtur atë “të padobishëm” dhe tha se duhet të reduktohen në mënyrë drastike 100 anëtarë, ndërsa pushteti i tij duhet të rritet. Ai ka kërkuar mesha në favor të tij, duke i inkurajuar një “nismë popullore” për të mbledhur 500.000 nënshkrimet e nevojshme për të masën. Por rreziku i Berluskonit është i një lloji ndryshe nga Mussolini. Ai është i mediave që dobësojnë përmbajtjen serioze të politikës, dhe e zëvendësojnë atë me argëtim. Është demonizimi i pamëshirshëm i armiqve dhe refuzimi për t’i dhënë një bazë të pavarur pushteteve konkurruese. Është vendosja e një pasurie në shërbim të krijimit të një imazhi masiv, të përbërë nga kërkimi i suksesit të pafundmë dhe mbështetjes popullore. Që ai është dominues, është pjesërisht faji i një të majte të lëkundur; të institucioneve të dobëta dhe nganjëherë të politizuara; të gazetarisë që shumë shpesh ka pranuar një status vartës. Mbi të gjitha është faji i një njeriu shumë të pasur, shumë të fuqishëm dhe gjithnjë e më të pamëshirshëm. Jo fashist, por një rrezik, fillimisht në Itali, por edhe një shembull i keq për të gjithë”.