Milo prezanton kandidatët në Dibër
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo prezantoi në Dibër listën e kandidatëve për deputet të kësaj partie që do të garojnë në zgjedhjet e 28 qershorit, e cila kryesohet nga zoti Milo, Petrit Zili kryetari i PDS në Dibër, Anita Kurtin nga Burreli, Bledar Lleshin për Bulqizën, Dritan Pjeçi kryetari i PDS në Burrel dhe Halim Gjonin mësues. Milo u tha Dibranëve se ka besim tek virtytet e dibranëve, sepse kam përsëri rastin t’u tregoj dibranëve se si mund të shërbej edhe më mirë se ç’kam shërbyer vite të shkuara ku ai ka qenë deputet në Qarkun e Dibrës. Më poshtë ai vazhdoi në fjalën e tij “se më mirë se kushdo këtë e dinë vetë dibranët se unë nuk i kam ndarë fjalën nga veprat”.