E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës

Prishtinë Kuvendi i Kosovës ka nisur sot seancën solemne me rastin e një vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në fjalën e rastit, kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, theksoi se pavarësia e Kosovës është shpallur në përputhje me kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast, Krasniqi ka shprehur mirënjohjen për aleatët ndërkombëtarë që kanë ndihmuar Kosovën në këtë periudhë të historisë së saj të re.

Sipas tij, gjatë një viti, Kosova ka pasur arritje të pa evitueshme, ndërsa sfida e saj për të ardhmen është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si në FMN, etj. Kryekuvendari tha se nga gjitha shtetet e rajonit, vetëm Serbia nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, teksa i ka kërkuar Beogradit që të ndërmarrë një vendim të tillë.

Ndërsa presidenti i Kosovës Famtir Sejdiu theksoi se 17 shkurti mbylli një faqe të errët të historisë, ndërsa pas kësaj date, tashmë Kosova ka simbolet dhe stemat e saj si një shtet i lirë dhe demokratik. “Integrimi në NATO dhe BE është synimi ynë”-theksoi Sejdiu në fjalën e rastit para deputetëve kosovarë.

“Ne sot jemi krenar për atë që bënë pararadhësit tanë dhe jemi me fat që na takoi të punojmë në pavarësi. Para një vit u realizua projekti që simbolizon edhe emrat e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.. Qytetarët kanë një vit që marrin përgjegjësit dhe detyrimet që bën cdo shtet i pavarur”-tha Sejdiu.

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi theksoi se gjatë këtij viti, Kosova pret njohje të reja nga shtete të ndryshme të botës. Duke e vlerësuar si vit të suksesit, vitin që lamë pas, Kosova sipas Thaçit ka treguar se meritonte pavarësinë e saj. Kryeministri tha gjithashtu se gjatë këtij viti Kosova do të bëhet pjesë e FMN-së dhe e Bankës Botërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›